Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën për njohje ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 08:13
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën për njohje ndërkombëtare

Kosova po hyn në një fazë të re të konsolidimit shtetëror, duke investuar fuqishëm në ndërtimin e ushtrisë së saj moderne paralelisht me përpjekjet për njohje të plotë ndërkombëtare, shkruan Bloomberg .

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë është përshpejtuar pas luftës në Ukrainë dhe rritjes së tensioneve në Ballkan, veçanërisht në raport me Serbinë.

Mediumi amerikan thekson se Prishtina ka planifikuar investime që kapin mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë, përfshirë blerjen e dronëve, sistemeve kundërtanke, pajisjeve moderne ushtarake dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

Gjithashtu përmendet edhe blerja e dronëve turq Bayraktar TB2 dhe sistemet amerikane Javelin, ndërsa thuhet se Kosova po punon edhe për ngritjen e kapaciteteve për prodhim vendor të municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Bloomberg vëren se tensionet në veri të Kosovës dhe sulmi i armatosur në Banjskë kanë shtuar shqetësimet për sigurinë rajonale, duke shtyrë autoritetet kosovare të kërkojnë forcim më të madh të kapaciteteve mbrojtëse. Në reportazh theksohet se, megjithëse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga mbi 100 shtete, ajo vazhdon të mos njihet nga Serbia dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe OKB-së, gjë që mbetet pengesë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.Bloomberg përfundon se ndërtimi i ushtrisë për Kosovën nuk ka vetëm rëndësi ushtarake, por edhe simbolike, pasi shihet si pjesë e përpjekjes për forcimin e sovranitetit dhe pozicionit ndërkombëtar të shtetit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media
  • 22:24100 mijë euro të padeklaruara, Policia dhe Dogana i zbulojnë në Dheu të Bardhë
  • 22:22Enver Hasani: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik