Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri kanë nxitur reagime nga përfaqësues amerikanë dhe organizata ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe kanë bërë thirrje për respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.
Në ditën e pestë të protestave, reagimet janë përqendruar te përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit, e drejta për tubim paqësor dhe nevoja për të shmangur përdorimin e tepruar të forcës.
Joe Wilson: Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre
Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka shprehur shqetësim për krizën në përshkallëzim në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët meritojnë liri, sundim të ligjit dhe institucione që japin llogari.
Përmes një postimi në platformën X, ai i ka bërë thirrje qeverisë që të përmbahet nga dhuna ndaj protestuesve.
“Po e ndjek me shqetësim të madh krizën në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit”, ka shkruar Wilson.
Robert Aderholt: Të gjitha palët ta refuzojnë dhunën
Edhe kongresisti republikan amerikan, Robert Aderholt, ka reaguar për zhvillimet në Shqipëri, duke kërkuar që të gjitha palët të refuzojnë dhunën dhe që qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë.
Aderholt ka theksuar se Shqipëria, si aleate e NATO-s, duhet të garantojë sundimin e ligjit, llogaridhënien institucionale dhe lirinë e shprehjes.
“Jam thellësisht i shqetësuar për trazirat në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione që japin llogari dhe lirinë për ta shprehur zërin e tij”, ka shkruar ai.
Ai ka vënë theks të veçantë edhe te roli i të rinjve në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
“Të gjitha palët duhet ta refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet t’i respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në formësimin e së ardhmes së vendit”, ka deklaruar Aderholt.
Keith Self: Protestat tregojnë mosbesimin ndaj politikanëve të korruptuar
Reagimeve ndërkombëtare për protestat në Shqipëriu është bashkuar edhe kongresisti republikanamerikan, Keith Self, i cili i ka cilësuar ato si shprehjetë mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve tëkorruptuar dhe pakënaqësisë me sundimin e ligjit.
Përmes një reagimi, Self u ka bërë thirrjeudhëheqësve shqiptarë që t’i dëgjojnë kërkesat eqytetarëve dhe të ndërmarrin ndryshime thelbësoreqë do të krijonin më shumë mundësi ekonomike dhedo të kontribuonin në stabilitetin rajonal.
“Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit tëqytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe ilodhjes nga shpërfillja e plotë e sundimit të ligjit.Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnëvëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilatdo të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisinstabilitetin rajonal”, ka shkruar Self.




