Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

BQK-ja miraton udhëzuesit për funksionimin e sistemit të pagesave të shpejta

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 17:19
BQK-ja miraton udhëzuesit për funksionimin e sistemit të pagesave të shpejta

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në kuadër të përgatitjeve përfundimtare për lansimin e sistemit të pagesave të shpejta TIPS-K, ka miratuar dy udhëzues të rëndësishëm që plotësojnë kornizën rregullative dhe përcaktojnë aspektet operacionale, financiare dhe të pajtueshmërisë për funksionimin e këtij sistemi.

Udhëzuesi i parë përcakton kushtet dhe modalitetet e përdorimit të sistemit TIPS-K, përfshirë fushëveprimin, mënyrën e funksionimit dhe tarifat e aplikueshme për shfrytëzimin e tij nga institucionet pjesëmarrëse. Udhëzuesi i dytë trajton aspektet që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave, luftimin e financimit të terrorizmit (PPP/LFT) dhe parandalimin e mashtrimeve, duke përcaktuar kërkesat dhe masat përkatëse për menaxhimin e rreziqeve, parandalimin e transaksioneve të dyshimta dhe mashtruese, si dhe sigurimin e pajtueshmërisë me kërkesat ligjore dhe rregullative në kuadër të sistemit të pagesave të shpejta. Miratimi i këtyre dy udhëzuesve vjen pas miratimit muajin e kaluar të Rregullores për Sistemin e Pagesave të Shpejta TIPS-K dhe shënon finalizimin e kornizës rregullative të nevojshme për vënien në funksion të sistemit.

Sipas udhëzuesit të miratuar, nga data 23 nëntor 2026 do të fillojë zbatimi gradual i sistemit, gjatë një periudhe tranzitore tremujore, duke mundësuar përfshirjen progresive të bankave dhe ofrimin e shërbimeve të pagesave të shpejta për publikun. Pas përfundimit të kësaj periudhe, nga data 23 shkurt 2027, të gjitha bankat do të jenë pjesëmarrëse në sistemin TIPS-K, duke mundësuar shtrirjen e plotë të këtij shërbimi në sektorin bankar të Kosovës dhe qasjen në të për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Sistemi TIPS-K do të mundësojë realizimin e pagesave dhe transferimin e mjeteve brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, përmes institucioneve pjesëmarrëse, duke avancuar efikasitetin, sigurinë dhe qasjen në shërbimet e pagesave për qytetarët dhe bizneset.

Ky zhvillim është pjesë e reformave strategjike të BQK-së për modernizimin e infrastrukturës kombëtare të pagesave, nxitjen e konkurrencës dhe inovacionit financiar, si dhe përafrimin e mëtejmë të sistemit të pagesave të Kosovës me standardet dhe praktikat evropiane.

sistemitpagesaveshpejta

Më shumë nga Lajme

  • 18:20Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës, një spastrim etnik me letra nga Serbia
  • 18:18Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
  • 18:12Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?
  • 18:09Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren
  • 18:08Ymeri e LDK-së: Kurti, kukull e mafisë energjetike