Infektologu Gramoz Bunjaku ka reaguar lidhur me rastet e dyshuara të helmimit në Prishtinë, duke theksuar se rezultatet negative të mostrave sanitare nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se është përjashtuar burimi i mundshëm i infeksionit.
Sipas Bunjakut, në raste të shpërthimeve epidemike, siç janë dyshimet për infeksione të shkaktuara nga Salmonella Enteritidis, hetimi nuk mund të mbështetet vetëm në analizat e mostrave sanitare, por duhet të bazohet në një kombinim të të dhënave epidemiologjike, klinike dhe laboratorike.
“Mostrat sanitare negative nuk e përjashtojnë burimin e infeksionit. Një rezultat negativ i mostrave sanitare nuk e përjashton domosdoshmërisht Salmonella Enteritidis”, ka shkruar Bunjaku.
Infektologu ka renditur disa faktorë që mund të ndikojnë në rezultatet e analizave sanitare, duke sqaruar se një mostër negative nuk do të thotë gjithmonë se burimi i infeksionit nuk ka ekzistuar.
Sipas tij, kjo mund të ndodhë për disa arsye:
Ushqimi i kontaminuar mund të jetë konsumuar ose larguar para marrjes së mostrës;
