Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Burgim i përjetshëm për 47-vjeçarin nga Kosova që vrau bashkëshorten në Austri

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 09:33
Burgim i përjetshëm për 47-vjeçarin nga Kosova që vrau bashkëshorten në Austri

Një 47-vjeçar nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm në Austri, pasi u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij 38-vjeçare. Gjykata Rajonale e Wiener Neustadt ka urdhëruar gjithashtu dërgimin e tij në një institucion të sigurt psikiatrik-mjekësor, ndërsa katër fëmijëve të çiftit u janë ndarë nga 75 mijë euro kompensim secilit.

Vendimi u shpall të martën, pas procesit gjyqësor për vrasjen që kishte ndodhur më 5 prill të këtij viti, të dielën e Pashkëve, në Sooß të distriktit të Badenit.

Një 45-vjeçar tjetër, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë vepër, u lirua nga akuzat. Megjithatë, vendimi ndaj 47-vjeçarit nuk është ende i formës së prerë, pasi ai ka paraqitur kërkesë për pavlefshmëri dhe apel, shkruan Der Standard.

Sipas prokurorisë, gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti në vitin 2019, pas rasteve të dhunës. Pas ndarjes, ajo ishte përpjekur të mbronte veten dhe katër fëmijët e tyre përmes urdhrave mbrojtës dhe ndalimit të kontaktit.

Më 5 prill, 47-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë në Sooß, ku 38-vjeçarja jetonte me katër fëmijët e saj, të moshës nga nëntë deri në 18 vjeç.

Sipas aktakuzës, pasi kishte lënë dhuratat e Pashkëve që kishte marrë me vete, ai kishte qëlluar tri herë drejt bashkëshortes dhe më pas e kishte goditur rreth 40 herë me një kaçavidë.

Eksperti: “Kotësia e lënduar” luajti rol në krim

Pas vrasjes, 47-vjeçari kishte filluar të pastronte shtëpinë, por ishte befasuar nga djali i tij, i cili po kthehej në shtëpi. Më pas, ai kishte telefonuar policinë dhe ishte dorëzuar pa rezistencë, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së parë të gjykimit, i akuzuari kishte tentuar ta fajësonte viktimën dhe kishte pretenduar se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ai kishte deklaruar se gruaja kishte një “energji të keqe” ose “energji demonike”.

Eksperti psikiatrik Manfred Walzl kishte konstatuar se 47-vjeçari vuante nga një çrregullim i rëndë i personalitetit dhe e kishte vlerësuar atë si mendërisht të aftë dhe të rrezikshëm.

Sipas ekspertit, “kotësia e lënduar” kishte luajtur rol në krim, ndërsa te 47-vjeçari ishte zhvilluar edhe urrejtja. Ai kishte vlerësuar se ekzistonte rreziku që i pandehuri të kryente një tjetër vepër të rëndë penale, deri në vrasje, në të ardhmen e parashikueshme.

Për këtë arsye, eksperti kishte rekomanduar fuqimisht vendosjen e tij në një institucion të sigurt psikiatrik-mjekësor, transmeton Telegrafi.

Juria votoi unanimisht për fajësinë

Në fjalën përfundimtare, prokurori e kishte cilësuar rastin si një “krim absolutisht të shëmtuar”, duke deklaruar se nëna e katër fëmijëve ishte “ekzekutuar praktikisht”.

Avokati mbrojtës Rudolf Mayer, i cili përfaqësoi të pandehurin kryesor së bashku me Manfred Arbacher-Stöger, kishte kërkuar një dënim me afat të caktuar, krahas vendosjes së tij në një institucion psikiatrik.

Ndërkaq, Mirsad Musliu, avokati i 45-vjeçarit të akuzuar si bashkëpunëtor, kishte kërkuar lirimin e klientit të tij nga akuzat.

Të tetë anëtarët e jurisë votuan për shpalljen fajtor të 47-vjeçarit për vrasje. Ai u dënua gjithashtu edhe për shkelje të ligjit për armët, përcjell Telegrafi.

Gjykata urdhëroi vendosjen e tij në një institucion të sigurt psikiatrik, në bazë të nenit 21, paragrafit 2 të Kodit Penal, për shkak të rrezikshmërisë së konstatuar nga eksperti.

Kryetari i trupit gjykues bëri të ditur se në caktimin e dënimit ndikuan disa faktorë rëndues, përfshirë “natyrën jashtëzakonisht brutale të krimit” dhe faktin se 47-vjeçari kishte kryer një vepër tjetër të rëndë relativisht shpejt pas lirimit me kusht në shkurt të vitit 2025.

Si rrethanë lehtësuese u mor parasysh aftësia e zvogëluar e të pandehurit.

Duke iu referuar edhe rritjes së numrit të vrasjeve të grave, kryetari i trupit gjykues deklaroi se burgimi i përjetshëm ishte i justifikuar edhe për arsye të parandalimit të përgjithshëm.

Pas shpalljes së vendimit, 47-vjeçari paraqiti kërkesë për pavlefshmëri dhe apel. Prokuroria nuk pranoi të komentonte, ndërsa vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.

kishteburgimpërjetshëm

Të ngjashme

Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat

Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat

14:21
A mund t’i shtohen Thaçit edhe gjashtë vjet burgim?

A mund t’i shtohen Thaçit edhe gjashtë vjet burgim?

10:10
Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu shef i ri kabinetit të tij

21:12
Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim

Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim

15:48

Më shumë nga Lajme

  • 09:47Dyshohen për 3 mijë e 800 euro të falsifikuara në Prizren, paratë u deponuan nga gjashtë klientë në bankë
  • 09:32Arrestohet një polic në Ferizaj, dyshohet për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe shitje të armëve
  • 09:32Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj
  • 09:21Sulmohet një zyrtar i Gjykatës Themelore në Gjilan gjatë kryerjes së detyrave zyrtare
  • 09:16Përplasje mes Rrahmanit dhe Balokut në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt