Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektori i shërbimit të inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën politike në vend.
Ai ka deklaruar se “nuk do të ketë Qeveri të re në vitin 2025”, duke paralajmëruar kolaps shtetëror si pasojë e bllokadave aktuale.
“Nga sot, ‘zyrtarisht’ filloi fushata zgjedhore. Jo vetëm për zgjedhjet lokale, por për zgjedhjet që do të mbahen, me sa duket, pas kolapsit të shtetit që po duan ta bëjnë!”, ka shkruar Ramadani.
