Lëvizja Vetëvendosje duket se e ka harruar kundërshtim e fuqishëm për të mos lejuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale dhe nacionale.
Para dy muajsh, anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, për të kundërshtuar certifikim e këtij subjekti gjatë një mbledhje të KQZ-së kishte shpalosur parullën “Po pluralizmit, jo terrorizmit”.
Me anë të kësaj parulle politike, që e kishte vendosur në tavolinë e tij, bashkëshorti i Albulena Haxhiut tentonte të sfidonte institucionin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili kishte hedhur poshtë vendimin e KQZ-së, duke urdhëruar certifikimin e Listës Serbe dhe qindra kandidatëve të saj për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Por, vetëm dy muaj më vonë Alban Krasniqi i VV-së ka harruar parullën politike që e kishte vendosur para vetes.
Të hënën, në mbledhjen e KQZ-së, ku u certifikuan rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ai nuk e bëri asnjë kundërshtim për Listën Serbe.
Ndonëse flitej për kauzën e tij, Krasniqi nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për të kundërshtuar rezultatin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj.
