Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Byroja për pasurinë e pajustifikueshme dhe 5 ligje të tjera kalojnë në Komision, Gërvalla: Reforma në drejtësi do të bëhet realitet

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 15:00
Byroja për pasurinë e pajustifikueshme dhe 5 ligje të tjera kalojnë në Komision, Gërvalla: Reforma në drejtësi do të bëhet realitet

Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, së bashku me pesë projektligje të tjera që janë pjesë e Pakos së Reformës në Drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin e tyre, duke thënë se këto gjashtë projektligje prekin, sipas saj, “themelet e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”.

“Ky është fundamenti i reformës së thellë të sistemit të drejtësisë, për të cilën jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se projektligjet synojnë adresimin e çështjeve që lidhen me luftimin e pasurisë së pajustifikueshme, integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, fuqizimin e Këshillave të sistemit të drejtësisë dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.

Sipas Gërvallës, pas miratimit nga Qeveria dhe Komisioni për Legjislacion, gjashtë projektligjet tashmë janë një hap larg shqyrtimit në Kuvend.

“Pas një pune kolosale, të përbashkët dhe të pandalshme të institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit nga Qeveria dhe tash edhe nga Komisioni për Legjislacion, 6 projektligjet janë vetëm një hap larg Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Ministrja e Drejtësisë ka shprehur bindjen se edhe Kuvendi do t’i mbështesë këto iniciativa.

“Jam e bindur se edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta mbështesë Byronë Shtetërore dhe Pakon e Reformës në Drejtësi. Reforma në drejtësi duhet dhe do të bëhet realitet”, ka përfunduar Gërvalla.

drejtësisëpajustifikueshmegërvalla

Të ngjashme

Miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Speciales, Tahiri: Kurti dhe Gërvalla të veprojnë me urgjencë

Miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Speciales, Tahiri: Kurti dhe Gërvalla të veprojnë me urgjencë

21:53

Më shumë nga Lajme

  • 15:38“Unë jam veç një çlirimtar”, gruaja e Jakup Krasniqit me mesazh të fuqishëm nga protesta
  • 15:38I shkaktoi dëm shtetit mbi 15 milionë euro, ngritet aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit
  • 15:30Gucati: Kauza jonë është që ata të dalin të lirë sa më shpejt
  • 15:28Numër i madh i protestuesve nisen të mblidhen tek sheshi “Skenderbeu”
  • 15:27Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së