Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli: Nëse s’respektohet 30 ditëshi, Kuvendi më s’ka legjitimitet – Presidentja mund të procedojë me zgjedhje të reja

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 18:16
Cakolli: Nëse s’respektohet 30 ditëshi, Kuvendi më s’ka legjitimitet – Presidentja mund të procedojë me zgjedhje të reja

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka folur për bllokadën politike në Kuvendin e Kosovës dhe afrimin e fundit të afatit 30 ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Cakolli thotë se nëse s’do të ketë një zgjidhje as brenda dy ditëve të ardhshme, premtes dhe së shtunës, atëherë e vetmja gjë e qartë është se Kuvendi s’ka më legjitimitet të mblidhet.

“E vetmja gjë e qartë është që pas të shtunës, Kuvendi s’ka legjitimitet për t’u mbledhur më”, ka thënë Cakolli në FRONTAL të T7.

Ai shprehet se rrugëdalja është që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të fillojë konsultimet me partitë për caktimin e zgjedhjeve, duke sqaruar se këtë ia mundësojnë tri dispozita.

“Rrugëdalja, është që presidentja menjëherë të filloj konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe këtë mund ta bëjë këtë bazuar në tri dispozita”, ka thënë Cakolli.

Ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që Gjykata të mos kthejë përgjigje për punën e masës së përkohshme dhe të kthejë përgjigje për pyetjet e tjera që janë parashtruar nga dy partitë dhe presidentja.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës