Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Cakolli ngre pikëpyetje për llogaritjen e paraburgimit në dënimin e ri të Thaçit

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 14:24
Cakolli ngre pikëpyetje për llogaritjen e paraburgimit në dënimin e ri të Thaçit

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ngriti pikëpyetje për mënyrën se si do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga Hashim Thaçi, pas dënimit të tij me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Cakolli theksoi se Gjykata Speciale vendosi që dënimi i ri të vuhet veçmas nga ai prej 25 vjetësh për krime lufte.

Sipas tij, nëse të dyja aktgjykimet mbeten në fuqi, dënimi i përgjithshëm i Thaçit do të arrijë në 26 vjet e pesë muaj burgim.

Megjithatë, ai vuri në dukje se Thaçi është subjekt i një urdhërarresti të veçantë për rastin e pengimit të drejtësisë që nga 5 dhjetori 2024, pra prej më shumë se 23 muajsh, ndërsa dënimi i shqiptuar është 17 muaj.

Cakolli tha se, ndryshe nga dy të dënuarit e tjerë në këtë rast – Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu – të cilëve iu llogarit koha e paraburgimit, në rastin e Thaçit “u vendos që dënimi të jetë shtesë, pa sqaruar qartë se si do të llogaritet periudha e kaluar në paraburgim nën urdhërarrestin e dytë”.

Sipas tij, rregullat e Gjykatës parashohin zbritjen e kohës së paraburgimit nga dënimi, ndërsa mbetet e paqartë se si do të zbatohet ky parim në rastin e Thaçit.

cakollithaçitparaburgimit

Të ngjashme

Prokuroria e Hagës mirëpret dënimet e sotme të Thaçit dhe të tjerëve: Askush s’mund t’i shmanget përgjegjësisë

Prokurorja e Hagës mirëpret dënimet e sotme të Thaçit dhe të tjerëve: Askush s’mund t’i shmanget përgjegjësisë

12:33
“Evropë, ku është drejtësia?”, aksion para Zyrës së BE-së në Prishtinë, krahasohet dënimi i Thaçit me atë të Sheshelit

“Evropë, ku është drejtësia?”, aksion para Zyrës së BE-së në Prishtinë, krahasohet dënimi i Thaçit me atë të Sheshelit

12:30
Pas vendimit të Hagës, nipi i Thaçit i reagon ashpër Çitakut: Boll më me statuse

Pas vendimit të Hagës, nipi i Thaçit i reagon ashpër Çitakut: Boll më me statuse

12:06
Hamza reagon pas dënimit të Thaçit: Mund ta dënojnë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin e kryeprotagonistit në historinë tonë

Hamza reagon pas dënimit të Thaçit: Mund ta dënojnë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin e kryeprotagonistit në historinë tonë

11:51

Më shumë nga Lajme

  • 14:32Gjykata në Britani e shpall të pafajshëm ushtarin e FSK-së
  • 14:25Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
  • 14:21Hakeri shqiptar që publikoi 90 video të GTA VI pranon fajësinë për akuzat
  • 14:17Gruda pas vendimit ndaj Thaçit: Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri
  • 14:00Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme