Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 22:17
Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka sqaruar kompetencat e presidentes për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, duke theksuar se kjo mundësi vlen edhe për Ligjin për Specialen, nëse plotësohen kushtet kushtetuese dhe ligjore.

Cakolli ka bërë të ditur se presidentja mund ta kthejë një ligj në Kuvend përmes asaj që njihet si veto pezulluese, duke e ndalur përkohësisht shpalljen e tij.

“Kjo e drejtë është e kushtëzuar me një dëm eventual ndaj interesave legjitime të Kosovës ose të komuniteteve, të cilin Presidentja duhet ta shpjegojë përmes kundërshtimeve konkrete ndaj ligjit në tërësi, ose neneve specifike të tij”, ka theksuar Cakolli.

Sipas tij, kjo kompetencë duhet të ushtrohet brenda afatit prej tetë ditësh nga pranimi i ligjit.

Sa i përket Ligjit për Specialen, Cakolli ka theksuar se afati për dekretim ose kthim përfundon të premten, më 23 tetor. Nëse presidentja nuk merr vendim brenda këtij afati, ligji konsiderohet i shpallur edhe pa dekret dhe hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Në rast se presidentja vendos ta kthejë ligjin, Kuvendi mund ta miratojë atë sërish me shumicën e të gjithë deputetëve, përkatësisht me së paku 61 vota për.

“Me këtë votim ligji konsiderohet i shpallur, ndërsa presidentja e ka konsumuar mundësinë e kthimit, të cilën mund ta ushtrojë vetëm një herë për të njëjtin ligj”, ka sqaruar Cakolli.

Ai ka ngritur edhe çështjen e mundësisë së ndryshimit të projektligjit pas kthimit nga presidentja. Sipas tij, Rregullorja aktuale e Kuvendit nuk e shtjellon në mënyrë të qartë procedurën për propozimin dhe miratimin e ndryshimeve të mundshme.

“Konsideroj që mundësia e Kuvendit për t’i korrigjuar dispozitat e kundërshtuara rrjedh natyrshëm nga kthimi për rishqyrtim, sepse ndryshimet shërbejnë pikërisht për t’i adresuar vërejtjet e presidentes”, ka deklaruar ai.

Cakolli ka vlerësuar se kufizimi i Kuvendit vetëm në miratimin ose rrëzimin e tekstit paraprak do t’ia ngushtonte kuptimin procesit të rishqyrtimit, veçanërisht në rastet kur kundërshtimet mund të adresohen përmes ndryshimit të neneve të caktuara.

Nëse Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Komisioni për Legjislacion ka katër javë nga pranimi për ta përgatitur raportin për seancë, me mundësi që shqyrtimi të përfundojë edhe më herët. Sipas Cakollit, interpretimi i Rregullores nga ky komision do të jetë i rëndësishëm për të sqaruar edhe mënyrën e propozimit dhe votimit të ndryshimeve të mundshme.

Cakolli ka rikujtuar se në të kaluarën janë regjistruar të paktën tetë raste të kthimit të ligjeve nga presidentët e Kosovës: katër nga Atifete Jahjaga, dy nga Hashim Thaçi dhe dy nga Vjosa Osmani.

Një nga rastet e kthimit të ligjit nga ish-presidentja Jahjaga, që lidhej me pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kishte përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte sqaruar kufijtë e kësaj kompetence dhe dallimin ndërmjet kthimit të ligjit për rishqyrtim dhe propozimit të amendamenteve nga presidentja.

cakollipresidentjakthejë

Të ngjashme

Raportohet se presidentja nesër  pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara

21:16
Presidentja Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji

18:55
Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën

17:19

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Nasim Haradinaj shpjegon pse VV-ja, sipas tij, e ka dashtë nënshkrimin e ligjit
  • 23:15BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
  • 23:01Gazetari Ramadani: PDK duhet me e pa si shans, me dalë Ismaili e Gruda me i përballë ekipin e programin
  • 22:57A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?
  • 22:50Gati “Esref Tek”, kush do të jetë partnerja e Çagatay Ulusoy?