Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se problemi me kodet e fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut, Gjakovë dhe jo vetëm janë njollë e keqe për procesin zgjedhor. Sipas tij, nëse vetëm një grumbull i votave janë ndikuar në këtë drejtim, mund ta cenojë dhe lëndojë integritetin e procesit zgjedhor për çka siç ka thënë i mbetet KQZ-së që të analizojë dhe zgjidhë këtë çështje.
“Përkundër deklarimeve spontane te artereve brenda të KQZ -së Ende s’është e qartë përmasa e problemit me kodet e fletëvotimeve ndonëse fillimisht ja ë përmendur dy komuna dje u publikua një listë qe të gjitha komunat janë të prekura nga një problem i tillë kjo normalisht është njolle e keqe që do t’i mbetet procesit zgjedhor. KQZ duhet dhe është ne procedurë të përpilojë një raport te detajuar për këtë çështje të paktën për Mitrovicën në të cilën ka pasur ankesë. Ende s’është e qartë përmasa e problemit me këto fletëvotime…. por kjo do të jetë njollë e keqe për procesin zgjedhor. Nëse vetëm një grumbull i votave janë ndikuar ne këtë drejtim mund ta cenojë dhe lëndojë integritetin e procesit zgjedhor…Situata e tilla minojnë besimin e publikut dhe zgjidhja e vetme është të ketë analizë dhe raport të detajuar nga ana e KQZ-së për këtë çështje dhe marrje të përgjegjësisë”, tha Cakolli për RTV21.
