Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli tregon sa deputetë marrin partitë: Votat në ambasada s’ndërrojnë asgjë, ato me postë me efekt të kufizuar

GD
Gazeta Demos3 janar 2026 në 16:44
Cakolli tregon sa deputetë marrin partitë: Votat në ambasada s’ndërrojnë asgjë, ato me postë me efekt të kufizuar

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se votat në përfaqësi diplomatike, pavarësisht se janë shumicë për Lëvizjen Vetëvendosje, s’kanë asnjë efekt në numrin e mandateve që pritet të marrin partitë politike.

Ai ka thënë se votat me postë pritet të kenë efekt, që mund të lëvizin një apo dy mandate, por që për të ndodhur një gjë e tillë, LVV duhet të marrë mbi 80 % të tyre.

“Duke marrë parasysh trendet e deritanishme – jo vetëm të këtyre zgjedhjeve, por edhe të cikleve të kaluara – skenari më realist në fund të procesit mbetet:

• LVV – 57 ulëse

• PDK – 22 ulëse

• LDK – 15 ulëse

• AAK – 6 ulëse”, ka shkruar Cakolli.

Postimi i plotë:

Tashmë që janë verifikuar dhe procesuar të gjitha vendvotimet në nivel vendi, është e qartë se, bazuar në rezultatet aktuale, ndarja e mandateve është: LVV – 56 mandate (të paktën 17 gra); PDK – 23 mandate (të paktën 7 gra); LDK – 15 mandate (të paktën 5 gra); dhe AAK – 6 mandate (të paktën 2 gra).

Votat nga përfaqësitë diplomatike – pavarësisht përqindjes së lartë në favor të LVV-së, e ngjashme edhe me zgjedhjet e 9 shkurtit – nuk prodhojnë asnjë ndryshim në numrin e mandateve. Njësoj, as votat me kusht, të cilat në përgjithësi ndjekin trendin e votimit në vend, nuk kanë potencial real për të ndryshuar shpërndarjen e ulëseve.

Votat me postë mbeten të vetmet që mund të ndikojnë në rezultat, ndonëse edhe ato, të kufizuara në vetëm maksimalisht 1 deri në 2 mandate. Edhe sikur të gjitha rreth 58 mijë dërgesat postare të arrijnë në kohë dhe të jenë valide (çka historikisht nuk ka ndodhur dhe vështirë se pritet të ndodhë), LVV-së do t’i duhej rreth 80-85% e tyre për ta fituar mandatin e 57-të. Në skenar teorik, për ta fituar edhe mandatin e 58-të, LVV do të duhej t’i fitonte rreth 90% të këtyre votave me postë. Lëvizja potenciale mes mandateve të PDK-së dhe LDK-së varet nga performancat e tyre – me logjikën që partia me koeficientin më të ulët, humbet mandatin e para.

Duke marrë parasysh trendet e deritanishme – jo vetëm të këtyre zgjedhjeve, por edhe të cikleve të kaluara – skenari më realist në fund të procesit mbetet:

• LVV – 57 ulëse

• PDK – 22 ulëse

• LDK – 15 ulëse

• AAK – 6 ulëse.

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët