Një ditë pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet me drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Takimi do të zhvillohet në ora 10:30.
Në ftesë mes tjerash thuhet: “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.
