Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, policia pranon donacion mbi 273 mijë dollarë nga Amerika

GD
Gazeta Demos15 maj 2026 në 16:57
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, policia pranon donacion mbi 273 mijë dollarë nga Amerika

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses trajnimin 15-ditor për operimin e sistemeve ajrore pa pilot (dronë) të tipit Skydio.

Në trajnim pjesëmarrës ishin 12 zyrtarë policorë, të cilët pas përfundimit të pjesës teorike dhe praktike u certifikuan për përdorim profesional dhe të sigurt të sistemeve ajrore pa pilot.

“Në kuadër të këtij trajnimi janë përfshirë operimi dhe menaxhimin i dronëve, planifikimi i misioneve fluturuese, procedurat operative dhe të sigurisë, përdorimi i sistemeve inteligjente të navigimit si dhe aplikimi operacional në terren, etj.

Përveç këtij trajnimi, Policia e Kosovës njofton se ka pranuar edhe një donacion në vlerë prej 273,637.22 dollarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit ATA (Anti-Terrorism Assistance Program), donacion i cili do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të njësive policore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit operacional dhe avancimin e sigurisë publike.

“Policia e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për Ambasadën e SHBA-së, programin ATA, instruktorët dhe partnerët institucionalë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë realizimit të trajnimit dhe pranimit të donacionit”, thuhet në njoftim,

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet