Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Certifikohen 168 ekspertë, Gërvalla: Moment i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë

GD
Gazeta Demos6 mars 2026 në 22:29
Certifikohen 168 ekspertë, Gërvalla: Moment i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se 168 ekspertë të rinj janë certifikuar për të shërbyer në fushën e drejtësisë.

Ajo e ka vlerësuar certifikimin e tyre si një hap të rëndësishëm për forcimin e sistemit të ekspertizës gjyqësore në vend.

Gërvalla në një shkrim në Facebook e ka cilësuar këtë si moment të rëndësishëm për drejtësinë.

“Drejtësia shpesh vështirë funksionon pa mendimin e ekspertit të mirëfilltë. Gjykatat dhe institucionet publike kanë nevojë për vlerësime të sakta, profesionale dhe të pavarura nga fusha të ndryshme. Ekspertiza profesionale ndihmon që vendimet të jenë më të drejta, më të argumentuara dhe më të besueshme.

Certifikimi i 168 ekspertëve të rinj gjyqësorë përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për ta dhe për familjet e tyre, por edhe për sistemin e drejtësisë në vend, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më të qartë, më profesional dhe më të besueshëm të ekspertizës gjyqësore”.

“Me marrjen e këtij certifikimi, ekspertët e rinj nuk marrin vetëm një dokument apo një titull profesional, por edhe një përgjegjësi publike, për të qenë të saktë, të paanshëm dhe të ndershëm, duke ruajtur integritetin në vlerësimet e tyre profesionale. Shpesh e vërteta profesionale nuk është e lehtë dhe jo gjithmonë është e përshtatshme për të gjitha palët, por pikërisht aty qëndron rëndësia e rolit të ekspertit”, shkroi Gërvalla

Më shumë nga Lajme

  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para
  • 19:38Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së
  • 19:04Vdes tragjikisht në moshën 25 vjeçare futbollisti i njohur
  • 18:54Lladrovci kërkon fundin e bllokadës institucionale: Të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve
  • 18:47Irani hap pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, lejon vetëm kalimin e cisternave të këtij shteti