Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Certifikohen 248 kandidatë të cilët e kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 16:42
Certifikohen 248 kandidatë të cilët e kanë kaluar me sukses Provimin e Jurisprudencës

Sot, në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, u ndanë certifikatat për 248 kandidatët që kanë përfunduar me sukses Provimin e Jurisprudencës.

Para të pranishmëve në ceremoni, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, uroi kandidatët për përfundimin me sukses të një etape të rëndësishme në rrugëtimin e tyre profesional, duke vlerësuar përkushtimin, punën dhe sakrificën e tyre gjatë procesit të përgatitjes për Provimin e Jurisprudencës.

“Pas këtij numri fshihen vite të tëra shkollim, muaj e muaj përgatitje, shumë punë, sakrificë, por edhe pritje. Familje që kanë pritur dhe sakrifikuar së bashku me ju. Plane për karrierën dhe për të ardhmen. Dhe krahas certifikatës, sot natyrisht që merrni mbi supe një përgjegjësi të re, sepse ju e dini shumë mirë, të jesh profesionist ligjor nuk do të thotë vetëm ta njohësh ligjin. Do të thotë ta kesh guximin ta mbrosh ligjin. Të mos bësh kompromis me padrejtësinë, Të mos e përdorësh profesionin për privilegj, por vetëm për drejtësi”, u shpreh Ministrja Gërvalla.

Ajo theksoi se Republika e Kosovës ka nevojë për profesionistë që besojnë në ligj dhe që nuk dorëzohen përballë presionit, interesit apo padrejtësisë.

“Sot ju festoni një sukses shumë të merituar. Mbajeni këtë sukses me krenari, por mbani gjithmonë edhe përgjegjësi që vjen me të, sepse drejtësia kërkohet pikërisht me ju. Me njerëzit që kanë guximin dhe vullnetin ta zbatojnë dhe ta mbrojnë ligjin”.

Në anën tjetër, Ministrja Gërvalla bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë punën për modernizmin e këtij procesi, përmes digjitalizimit dhe procedurave më efikase, transparente dhe të qasshme.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Gërvalla theksoi se në këtë afat, Provimin e Jurisprudencës e kanë kaluar shumëfish më shumë kandidatë sesa në afatet e mëparshme, rezultat ky që, sipas saj, dëshmon energjinë dhe potencialin e madh të brezit të ri të juristëve të vendit tonë.

Me këtë rast, ajo shprehu falënderime për Kryesuesin e Komisionit, z. Arian Gashi, dhe anëtarët e tjerë të Komisionit, si dhe stafin nga Ministria e Drejtësisë, për angazhimin dhe kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për sistemin e drejtësisë në vend, të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, Genc Nimoni, Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Provimit të Jurisprudencës, stafi i Ministrisë së Drejtësisë, si dhe familjarët e kandidatëve të certifikuar.

sukseskanëprovimin

Të ngjashme

Tragjedi në Zvicër: Dy punëtorë humbin jetën pas shpërthimit në hidrocentral

Tragjedi në Zvicër: Dy punëtorë humbin jetën pas shpërthimit në hidrocentral

21:10
Bajrami: Pyetni eksponentët e VV-së sa ishin në opozitë – a kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?

Bajrami: Pyetni eksponentët e VV-së sa ishin në opozitë – a kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?

16:48
Nagavci: VV nuk voton as Çitakun e as Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Nagavci: VV nuk voton as Çitakun e as Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

14:02
U sulmua nga disa persona, flet Labinot Rexha, si ndodhi rasti?

U sulmua nga disa persona, flet Labinot Rexha, si ndodhi rasti?

16:02

Më shumë nga Lajme

  • 22:51“Kurti me vetëdije po i bën komplot institucioneve”, Dardan Krasniqi tregon pse Aleanca nuk shkoi në Kuvend
  • 22:48Përplasje Syla – Hoxha: Pse s’po e gjuni Nagavcin me bojë – nuk e bëj angazhimin tim me të bind
  • 22:47Daka: Nuk jam e çuditur, Kosova prej dy vitesh në kaos politik, ligjor e kushtetues
  • 22:42Haradinaj: Më 12 shtator do të jemi në shesh në mbështetje të çlirimtarëve
  • 22:41Rritet ari për shkak të dollarit amerikan të dobësuar