Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çertifikohen dy qenë policorë në kampin policor në Vrellë

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 14:32
Çertifikohen dy qenë policorë në kampin policor në Vrellë

Sot, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të dy qenve policorë, një nga Policia e Kosovës dhe një nga Policia e Shqipërisë, të siguruar si donacion nga Ambasada e Francës.

Sic ka njoftuar Policia, procesi i trajnimit (SAMBI – trajnim për qen shumë qëllimesh) ka zgjatur 16 javë, ndërsa certifikimi përfundimtar është realizuar në periudhën 09–12 mars 2026, nën mbikëqyrjen e instruktorëve nga Qendra e Trajnimit në Gramat, Francë, me përkrahjen e OSBE-së.

“Në këtë ceremoni, morën pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë nga OSBE, përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe instruktorë nga Franca, zyrtarë të OSBE-së nga Shqipëria, përfaqësues të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës, si dhe eprorë dhe staf i Njësisë Policore me Qenë Policor (K9)”, thuhet në njoftim.

Gjatë ceremonies, siç thuhet, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës, Ambasadës së Francës dhe OSBE-së, për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Njësisë K9, përmes mbështetjes në infrastrukturë, trajnimit dhe donacioneve të qenve policorë.

“ Ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit, veçanërisht në zbulimin e drogës, kartëmonedhave të falsifikuara, armëve, municionit dhe materialeve polimerike, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal në luftimin e krimit ndërkufitar”.

“Ceremonia u përmbyll me falënderime nga Policia e Kosovës dhe me zotimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve të Njësisë K9”.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 15:20Çfarë po ndodh në KEK? Ganimete Musliu kërkon hetim për vdekjen e dy punëtorëve
  • 15:12Ra në kontakt me tensionin elekrik, vdes punëtori i KEK-ut
  • 14:42Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
  • 14:41Vdekjet e punëtorëve në KEK, Ramadani: Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit
  • 14:18Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale