Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 15:27
Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar nga Serbia bashkëpunim të plotë me institucionet kosovare për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 dhe qasjen në dokumentacionin përkatës.

Deklarata e kësaj ambasade vjen pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi që Serbia të hapë dosjet e Brigadës së 37-të të Motorizuar të ish-Ushtrisë Jugosllave, e dyshuar për përfshirje në masakrat në Drenicë dhe pjesë të tjera të Kosovës.

"Në vitin 2023, Kosova dhe Serbia, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ndërmorën një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së rasteve të personave të zhdukur duke miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, sipas së cilës u krijua Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur. Ndër detyrat e komisionit, pjesë e të cilit janë si Kosova ashtu edhe Serbia, është të sigurojë qasje në të gjithë dokumentacionin përkatës vendas dhe ndërkombëtar. Ne u kemi bërë thirrje të gjitha palëve të ofrojnë qasje në informacion të saktë dhe të besueshëm në lidhje me personat e zhdukur dhe varret masive të dyshuara", tha Ambasada e Gjermanisë në një përgjigje për Klan.

Ndër të tjera, kjo ambasadë thotë se pret që Serbia të bashkëpunojë me homologët e saj në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore.

"Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me homologët e saj të Kosovës në hetimet dhe gjyqet në vazhdim, në përputhje me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore".

serbiazhdukurpersonave

Të ngjashme

Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin

Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin

21:23
Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

15:36
Rama në Bruksel reagon për këngën nacionaliste serbe: Sa më shpejt Serbia ta njoh Kosovën, aq më mirë do të jetë për ne

Rama në Bruksel reagon për këngën nacionaliste serbe: Sa më shpejt Serbia ta njoh Kosovën, aq më mirë do të jetë për ne

14:35
Kraki i del kundër Kurtit për energjinë: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim

Kraki i del kundër Kurtit për energjinë: Paskemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë, dy herë dështim

11:36

Më shumë nga Lajme

  • 23:16Ahmeti: PDK-ja nuk veproi kokë më vete për tërheqjen e ligjit, mendoj se kërkesa erdhi nga Haga
  • 23:06Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra
  • 23:04Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së në Pejë
  • 22:46Detaje të reja, rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi
  • 22:22Dalin pamje të papublikuara nga sulmi në Banjskë: Si u bllokua rruga dhe lëvizjet e terroristëve serbë