Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat e ADN-së

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 15:30
Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat e ADN-së

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojë brenda kësaj jave.

Në këtë lokacion, javë më parë, janë identifikuar disa zona që dyshoheshin si varreza masive.

Gara ka bërë të ditur se, pas përfundimit të punimeve në terren, procesi do të vazhdojë me shqyrtimin e mbetjeve mortore dhe analizat e ADN-së, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë kësaj jave. Mirëpo, në kuptimin e përfundimit në tërësi si proces, pasi është faza e shqyrtimit të mbetjeve, pastaj është çështja e analizave të ADN-së, e cila është çështje e testimit në laborator që kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë do të marrë pak kohë”, ka deklaruar Gara.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do ta trajtojnë me prioritet të gjitha çështjet që janë në kompetencën e tyre dhe që mund të realizohen nga ekspertët vendorë.

“Por, ajo që është e rëndësishme, çdo gjë që është brenda mundësive, kompetencave dhe në duart e ekspertëve të institucioneve të Kosovës do të adresohet me prioritet dhe brenda afateve optimale”, ka thënë ai.

Sipas Garës, pas përfundimit të analizave dhe identifikimit eventual të mbetjeve, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’i njoftojë familjet e viktimave.

Ai ka bërë të ditur se më pas familjet do të kenë të drejtën të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit, si dhe nëse dëshirojnë që informacioni të bëhet publik.

Gara ka thënë se kjo është java e katërt e gërmimeve në Kalludër dhe sipas tij aktualisht puna është e përqendruar në lokacionin e tretë të varrezës masive.

Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut po zhvillohen pas dyshimeve se në këtë zonë mund të ketë lokacione me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

çështjeadn-sëmbetjeve

Më shumë nga Lajme

  • 16:17Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak
  • 16:13Kapet sasi e madhe armësh në veri
  • 16:03Vdekja e dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh në vendin e punës, Ramadani: Ky është dështim total i shtetit
  • 16:03Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta
  • 15:32Nexhmedin Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president