Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Çfarë dështimi”: Bajrami kritikon Ministrinë për tekstet shkollore

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 18:09
“Çfarë dështimi”: Bajrami kritikon Ministrinë për tekstet shkollore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar procesin e subvencionimit të materialeve shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha Ministria e Arsimit vendosi që të mos ua sigurojë librat nxënësve, por t’i subvenconoi ato në xhirollogari të prindërve. Sipas saj, kjo po krijon ‘katrahurë’ në çdo shtator.

“Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për tekstet shkollore. E sot, përveç që s’i kanë paratë, nuk e dinë as cilat libra duhet blerë. Prej se Ministria vendosi që mos të ua sigurojë librat nxënësve, por t’ua qesë paratë prindërve në xhirollogari, çdo shtator e kemi të njëjtën katrahurë: aplikime, pritje për mjete, prindër që bredhin prej një librarie në tjetrën dhe fëmijë që e fillojnë mësimin pa i pasur të gjitha librat, e kjo zgjatë për dikë deri në fund të vitit shkollor”, shkruan Bajrami.

Ajo tha se prindërit kanë kërkuar kthimin e sistemit të vjetër.

Siç shkruan deputetja, tash, pak ditë para fillimit të mësimit, prindërit jo vetëm që ende presin paratë, por ‘Ministria u thotë të mos i blejnë librat e rekomanduar nga shkollat’.

Më poshtë postimi i plotë:

Sa orë mësimi kushton paaftësia e Ministrisë?

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për tekstet shkollore. E sot, përveç që s'i kanë paratë, nuk e dinë as cilat libra duhet blerë.

Prej se Ministria vendosi që mos të ua sigurojë librat nxënësve, por t'ua qesë paratë prindërve në xhirollogari, çdo shtator e kemi të njëjtën katrahurë: aplikime, pritje për mjete, prindër që bredhin prej një librarie në tjetrën dhe fëmijë që e fillojnë mësimin pa i pasur të gjitha librat, e kjo zgjatë për dikë deri në fund të vitit shkollor.

Prindërit kërkuan kthimin e sistemit të vjetër. Me ndërrimin e ministrit shpresuan se më në fund fëmijët do t'i gjenin librat në bankat e tyre me një shtator, edhepse ministri në dëtyrë e premtoj se do të merret me shqetësimet e tyre, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tash, pak ditë para fillimit të mësimit, prindërit jo vetëm që ende presin paratë, por Ministria u thotë të mos i blejnë librat e rekomanduar nga shkollat.

Çfarë dështimi.

Ky nuk është vetëm maltretim i prindërve. Kjo është humbje në mësimnxënie për fëmijët, është regres, siç e kemi parë është rezultat me i dobët nga viti në vit.

Pritjet për këtë Qeveri edhe nga prindërit janë minimale, ata s'po kërkojnë reformat e Finlandës as të Suedisë. A e dini çka po kërkojnë prindërit? Po kërkojnë që me një shtator, secili fëmijë të ulet në bankë shkollore me librat para vetes, gjë që ka ndodhë në Kosovë me shumë se një dekadë.

Nëse ministeia nuk arrin me e siguru as këtë, problemi nuk është te librat, problemi është te qeverisja.

Tash e 6 vjet dështim pas dështimi.

kanëbajramishkollore

Të ngjashme

Bajrami: Mbi 60% e projekteve kapitale kanë pasur 0% realizim deri në qershor

Bajrami: Mbi 60% e projekteve kapitale kanë pasur 0% realizim deri në qershor

19:30
Bajrami: Fjala e lirë nuk negociohet

Bajrami: Fjala e lirë nuk negociohet

17:58
23 të arrestuar, 6 policë të lënduar/ Policia e Shqipërisë jep detaje mbi protestën e studentëve në Tiranë

23 të arrestuar, 6 policë të lënduar/ Policia e Shqipërisë jep detaje mbi protestën e studentëve në Tiranë

17:45
Sadiku: Sulmet e VV-së ndaj Përparim Ramës janë të ulëta, kryetari të bashkëpunojë me prokurorinë që për të sqaruar procesin

Sadiku: Sulmet e VV-së ndaj Përparim Ramës janë të ulëta, kryetari të bashkëpunojë me prokurorinë që për të sqaruar procesin

18:40

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Pamjet trishtuese nga protesta në Tiranë, pezullohen policët që e bartnin për gjymtyrë një protestues me këmbë të thyer
  • 22:53Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik
  • 22:28Ky raportohet se është serbi i arrestuar në Fushë Kosovë, që kërcënoi banorët se “do t’i hidhte në erë”
  • 22:19Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat