Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 10:27
Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Kështu deklaron djali i tij, Altin Krasniqi, i cili ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj familjes gjatë kësaj periudhe.

Ai për KosovaPress-in thotë se vizita ishte e nevojshme, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të nënës, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët që u kanë qëndruar pranë dhe i kanë mbështetur.

Krasniqi ka bërë të ditur gjithashtu se edhe babai i tij është mirë me shëndetin.

“Vizita ka qenë shumë e mirë, ka pas nevojë, ka qenë shkaku i gjendjes së nënës që i falënderoj gjithë që na kanë mbështetur…gjithë qytetarët…(Edhe babai ishte) Mirë me shëndetin”, thotë Krasniqi .

Jakup Krasniqi qëndroi katër ditë në Kosovë për arsye humanitare, përpara se të kthehej sërish në Hagë. Dhomat e Specializuara të Kosovës lejuan vizitën për “arsye të forta humanitare” pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Gjatë katër ditëve, Krasniqi u dërgua çdo ditë për disa orë në shtëpinë e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes, ndërsa netët i kalonte në selinë e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

E gjithë vizita u zhvillua nën përcjellje të rreptë të forcave të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë në nëntor të vitit 2020 (pas vizitës së tetorit 2024 për vdekjen e vëllait të tij), dhe vjen pas vendimit të 16 shtatorit 2026, ku ai u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë.

jakupqytetarëtthotë

Të ngjashme

“Do të pres deri sa të kthehesh” | Monologu prekës i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap derën, vëlla!

“Do të pres deri sa të kthehesh” | Monologu prekës i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap derën, vëlla!

21:42
Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

Në Negroc do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit më 26 nëntor

19:41

Më shumë nga Lajme

  • 11:53Çka po ndodh te Manastiri i Deçanit? Banorët raportojnë se nuk po lejohen të kalojnë veturat me targa të Kosovës, por lejohen vetëm ato serbe
  • 11:50Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së
  • 11:27Abdixhiku reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha: Ju kam thënë mos i dëgjoni
  • 11:22Qumështorja Vita publikon rezultatet e analizave për aflatoksinën në qumësht, kundërshton gjetjet e AUV-së
  • 11:10Avokati Syla rrëfen momentin prekës me fëmijët e Liridonës: Kërkuan që një rrobë me emrat e tyre ta dërgojnë te varri i nënës