Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cilat janë organizatat dhe kartelet që Osmani i shpalli terroriste me dekret

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 23:34
Cilat janë organizatat dhe kartelet që Osmani i shpalli terroriste me dekret

Përmes një dekreti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka harmonizuar listën e vendit për organizatat e huaja terroriste me atë të Shteteve të Bashkuara. Në mesin e organizatave që i janë shtuar listës janë kartele, por edhe Ansar Allah nga Jemeni, apo rebelët Huthi.

Pesidentja Osmani tha se Kosova qëndron pranë SHBA-së në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës e regjimeve kriminale “sepse udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt”.

“Historia tregon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri globalisht. Kosova gjithmonë do të qëndrojë pranë SHBA-së për të avancuar këtë vizion dhe në përpjekje për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleates sonë më të rëndësishme”, shkroi Osmani.

Në dekret përmenden dy urdhrat ekzekutiv të Trumpit të lëshuara në janar të këtij viti. Përmes këtyre urdhrave Trump vendosi në listën e organizatave të huaja terroriste një sërë kartelesh, por edhe grupe të tjera.

Për cilat organizata dhe kartele bëhet fjalë?

Më 20 janar, ai lëshoi urdhrin ekzekutiv për të futur në listën e organizatave të huaja terroriste: Cártel del Golfo , Cártel de Jalisco Nueva Generación, Cártel de Sinaloa, Cártel del Noreste, Carteles Unidos, La Nueva Familia Michoacana, Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Tren de Aragua.

Ndërkaq, përmes urdhrit të 22 janarit, SHBA-ja shpalli sërish organizatë terroriste Ansar Allah, apo rebelët Huthi në Jemen. Ky grup ka mbështetjen e Iranit.

Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump e kishte shpallur rebelët Huthi si organizatë të huaj terroriste, por ai vendim ishte shfuqizuar nga administrata e Joe Bidenit për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë mund të pengonte dërgimin e ndihmave të domosdoshme në Jemen.

Edhe në të kaluarën, Kosova ka harmonizuar listat e organizatave terroriste me ato të shpallura nga SHBA-ja. Një hap të tillë ndërmori më 2020, kur shpalli Hezbollahun e Libanit organizatë terroriste./REL

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit