Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Bisedat e publikuara dëshmojnë kapjen e institucioneve dhe kontrollin e hekurt të Dejonës mbi çdo institucion

GD
Gazeta Demos17 dhjetor 2025 në 20:31
Çitaku: Bisedat e publikuara dëshmojnë kapjen e institucioneve dhe kontrollin e hekurt të Dejonës mbi çdo institucion

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të bisedave mes Dejonës, Artanës dhe Farukut, duke i cilësuar ato si dëshmi të pakontestueshme të kapjes së institucioneve nga pushteti aktual.

Çitaku ka thënë se këto biseda konfirmojnë kontrollin e plotë të Dejonës mbi institucionet, ndërmarrjet publike dhe vendimmarrjen në vend, ndonëse sipas saj, ai nuk gëzon asnjë legjitimitet demokratik.

Ajo ka theksuar se pushteti, siç shprehet, i është dhënë nga “lideri suprem”, duke përmendur ndikimin në vendime të rëndësishme, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike, emërimet në borde e ndërmarrje publike, si dhe udhëzimet për deklaratat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Çitaku:

Bisedat e publikuara mes Dejonës, Artanës dhe Farukut e konfirmojnë tashmë, në mënyrë të pakontestueshme, kontrollin e hekurt të Dejonës mbi çdo institucion, çdo ndërmarrje dhe çdo vendim. Një njeri pa asnjë legjitimitet demokratik, i veshur me pushtet nga lideri suprem, vendos se kur ndalet rryma, kujtojmë këtu bisedat me Nagipin, tashmë me aktakuzë, kush udhëheq borde e ndërmarrje publike, dhe madje se çfarë deklaratash duhet të publikojnë deputetët e VV. Kjo nuk është qeverisje. Institucionet janë shndërruar në vegla partie, ndërsa vendimmarrja është përqendruar në duart e një rrethi të ngushtë, jashtë çdo kontrolli dhe llogaridhënieje. 28 Dhjetori është dita kur kjo mendësi do të marrë fund. Është dita kur qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar arrogancës, kapjes dhe abuzimit me pushtetin

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 10:51Aleanca mbledh Kryesinë, pas takimit Gjini mban konferencë për media
  • 10:50Kos flet për zgjerimin e BE-së: Mal i Zi favorit, Shqipëria ka përmbushur standardet
  • 10:40Sulmoi prindërit në Fier, vdes nëna dhe plagoset rëndë babai – 45-vjeçari merret në pyetje nga policia
  • 10:37Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar
  • 10:37KGJK thërret mbledhjen e radhës, të enjten tentativa tjetër për shqyrtim të tërheqjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb