Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çitaku: Buxheti nuk mund të hyjë në rend të ditës pa qeveri të re

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 07:56
Çitaku: Buxheti nuk mund të hyjë në rend të ditës pa qeveri të re

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, duke folur për letrën e 21 organizatave të shoqërisë civile drejtuar presidentes Vjosa Osmani, ku përshkruhet miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, tha se buxheti nuk mund të hyjë në rend të ditës pa zgjedhje të qeverisë së re.

Çitaku shtoi se presidentja Osmani do të duhej t’i ftonte partitë politike në takim ditën e hënë, për situatën aktuale ku Kosova është pa qeveri të re.

“Nuk mund të ketë seancë të jashtëzakonshme dhe buxheti si i tillë nuk mund të hyjë në rend të ditës pa u zgjedhur një qeveri e re. Për atë arsye unë jam e hutuar me mungesën e urgjencës nga ana e presidentës; ajo do të duhej të ishte këtu që ditën e hënë t’i ftonte partitë politike në takim. Po e ripërsëris që shteti, pos tjerash, është edhe procedura, jo thjesht si formë por si instrument i ndarjes së pushteteve, kështu që në këto rrethana unë nuk e di sa do të ishte e mundur”, potencoi ajo në RTV21.

Ajo shtoi se çështja e buxhetit sipas saj nuk duket që do të diskutohet në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të enjten në ora 14:00.

Më shumë nga Lajme

  • 09:32Betonjerka aksidentohet me një veturë në Lipjan, lëndohen 4 persona
  • 08:55Flakët përfshijnë autotransformatorin në nënstacionin “Kosova B”, ekipet emergjente dalin në vendngjarje
  • 08:52Hajnat hyjnë në mes të ditës në një banesë në Mitrovicë, ia vjedhin arin pronarës
  • 08:50Arrestohen dy shtetas serbë, hynë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet kufitare
  • 08:49Publikoi fotografi me armë në rrjete sociale dhe kërcënoi policët, arrestohet një person