Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku i përgjigjet VV-së: Konjufca e Dërguti me votat e kujt janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit?

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 22:29
Çitaku i përgjigjet VV-së: Konjufca e Dërguti me votat e kujt janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku u është kundërpërgjigjur kolegëve të saj nga Lëvizja Vetëvendosje rreth sigurimit të votave për nënkryetare të Kuvendit.

Çitaku sot është propozuar nga PDK-ja për nënkryetare të legjislativit, por nga VV-ja kanë thënë se nuk do ta votojnë as atë, e as kandidatin nga LDK-ja, Kujtim Shala.

Për këtë, Çitaku ka thënë se përtej një keqinterpretimi sipërfaqësor e djallëzor të Kushtetutës, kjo tashmë po tingëllon edhe qesharake.

“Kushtetuta është e qartë. Kryetari/ja e Kuvendit i takon shumicës parlamentare. Tre nënkryetarët u takojnë tri grupeve më të mëdha parlamentare. Ata janë të propozuarit e grupeve të tyre parlamentare. Prandaj, për ju kam një pyetje fare të thjeshtë: me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?! Apo Kushtetuta paska vlejtur atëherë, e sot duhet lexuar ndryshe, varësisht se kujt i konvenon?”, ka shkruar Çitaku.

Ai ka thënë se problemi nuk është ajo, e as pozita e nënkryetares.

“Problemi është shumë më i madh. LVV tashmë po kërkon ta zgjedhë edhe opozitën. Jo opozitën që e kanë zgjedhur qytetarët, por opozitën që u pëlqen atyre. Opozitën e dëgjueshme. Opozitën e pranueshme. Opozitën që ul kokën. Sepse, në thelb, oferta e tyre për opozitën është brutalisht e thjeshtë: Ose nënshtrohuni, ose do ta mbajmë Kosovën në kaos. Ose bëhuni siç ju duam ne, ose nuk ka Kuvend.”, ka thënë tutje ajo.

Çitaku ka shtuar se kjo nuk është betejë për një karrige në Kryesinë e Kuvendit, duke e cilësuar një pozitë të tillë si të parëndësishme.

“Kjo është betejë për një parim shumë më të madh: a është Kosova Republikë me institucione, Kushtetutë, shumicë dhe opozitë, apo është shtet ku një parti pretendon të vendosë edhe se kush guxon ta kundërshtojë? Dhe krejt kjo po ndodh në një prej momenteve më të rënda e më të ndjeshme për Kosovën.”, ka thënë tutje ajo.

çitakuopozitënkuvendit

Të ngjashme

"Ky është një moment përcaktues", Çitaku: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

"Ky është një moment përcaktues", Çitaku: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17

11:53
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite edhe ndryshimet në Ligjin për Buxhetin 2026

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite edhe ndryshimet në Ligjin për Buxhetin 2026

17:58
Çitaku zgjohet nga gjumi: Kërkesa për rikthim nuk është tërheqje, ligji që mbron UÇK-në do të kalojë

Çitaku: Kërkesa për rikthim nuk është tërheqje, ligji që mbron UÇK-në do të kalojë

16:38

Më shumë nga Lajme

  • 17:28Bilalli: Befasi për të mirë, rritet dalja e votuesve në Luginë
  • 17:23Pak para mbylljes së vendvotimeve, Judah për autoblindat në qendër të Beogradit: Qetësi para stuhisë
  • 17:17Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe
  • 17:16Katër orë pritje në Jarinjë, dy orë në Merdar
  • 17:15Turma të mëdha njerëzish në qendra votimi në Serbi, deri në 16:00, dalja në zgjedhje shumë e madhe