Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, pasi Kurti sot dështoi të formojë qeverinë e re në mungesë të numrave, ka thënë se kreu i VV-së ka tentuar të sundojë sepse nuk ka ditur të qeverisë.
Ajo përmes një postimi në Fcaebook ka shkruar se deputetët i treguan se kjo mendësi nuk kalon.
Çitaku tutje ka shkruar se Kurti tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim
Postimi i saj i plotë:
Tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim.
Ka tentuar të sundojë, sepse nuk ka ditur të qeverisë.
