Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Çitaku është shprehur se do të ishte padrejtësi që të gjykohet lufta për liri.
“Unë dua të besoj në drejtësi. Do të ishte jo vetëm padrejtësi, por do të ishte ahistorike që të gjykohet lufta e për liri”, deklaroi ajo.



