Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 12:12
Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka pritur në takim një delegacion të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), të kryesuar nga drejtori për Europë dhe Euroazi, Stephen Nix.

PDK-ja tha se në këtë takim, Çitaku ndër tjerash ka theksuar se kjo parti “po hyn në një periudhë të rëndësishme të organizimit të brendshëm, gjatë së cilës do ta zgjedhë lidershipin e ri dhe do të përgatitet për përgjegjësitë dhe sfidat e ardhshme politike”.

“Gjatë takimit, Çitaku shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e IRI-së në forcimin e demokracisë së brendshme në PDK, si dhe në mbështetjen e zhvillimit demokratik të partive politike dhe institucioneve të Kosovës në përgjithësi. Çitaku theksoi se PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme të organizimit të brendshëm, gjatë së cilës do ta zgjedhë lidershipin e ri dhe do të përgatitet për përgjegjësitë dhe sfidat e ardhshme politike”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Drejtori Nix, sipas PDK-së, shprehu gatishmërinë e IRI-së për të vazhduar mbështetjen për proceset demokratike në Kosovë dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e institucioneve të qëndrueshme dhe të pjesëmarrjes aktive në jetën politike.

“Çitaku ritheksoi se vlerat e përbashkëta që promovojnë PDK dhe IRI, liria, pluralizmi politik, sundimi i ligjit dhe llogaridhënia, përbëjnë një bazë të fortë për qëndrueshmërinë e demokracive liberale përballë sfidave të sotme globale”, thuhet në komunikatë.

çitakutakimperiudhë

Të ngjashme

Çitaku: PDK s’ka hequr dorë nga Ligji për Specialen, po diskutojmë me VV-në për procedurën

Çitaku: PDK s’ka hequr dorë nga Ligji për Specialen, po diskutojmë me VV-në për procedurën

15:50

Më shumë nga Lajme

  • 20:24Kurti në Paris diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Franca i ofron ekspertizën dhe përvojën për organizimin e tyre
  • 20:12LVV i reagon ministrit Nenad Rashiq pas intervistës ku foli për Asociacionin
  • 20:07Partitë për “Specialen”: Kthimi i ligjit për përmbajtje a procedurë?
  • 20:07Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre
  • 20:03Zhvendosja e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë, flasin nga Presidenca