Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Sigurimi cenoi deputetët e PDK-së, do të ankohemi në IPK

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 17:41
Çitaku: Sigurimi cenoi deputetët e PDK-së, do të ankohemi në IPK

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar si të pakëndshme skenat e krijuara në sallë.

Çitaku ka thënë se disa deputetë kanë qenë të shoqëruar nga pjesëtarë të sigurimit dhe mbrojtjes së afërt, të cilët, sipas saj, kanë cenuar integritetin fizik të disa deputetëve të PDK-së.

“Sot pamë edhe disa shfaqje jo të këndshme në Kuvend. Kishte deputetë të shoqëruar nga pjesëtarë të sigurisë, mbrojtjes së afërt, të cilët cenuan edhe integritetin fizik të disa prej deputetëve të PDK-së. Për këtë çështje do të ndërmarrim masa në IPK”, deklaroi Çitaku para mediave

Ajo ka theksuar se PDK-ja nuk është në Kuvend për “show”, duke nënvizuar se veprimet e partisë kanë të bëjnë me detyrimin ligjor për konstituimin e Kuvendit.

“Nuk jemi këtu as për show. Ky nuk ka qenë aksion politik, ne i jemi përgjigjur detyrimit tonë ligjor, ta konstituojmë Kuvendin e Republikës”, u shpreh ajo.

Çitaku ka bërë të ditur gjithashtu se PDK-ja do t’i kërkojë sërish me shkrim kryesuesit të seancës, Avni Deharit, që ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit pas 48 orësh.

çitakupdk-sësigurimi

Të ngjashme

Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK

Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK

23:12

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike