Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çka i tha LDK-së Xhafer Gashi në postimin ku njoftoi për dorëheqje?

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 08:14
Çka i tha LDK-së Xhafer Gashi në postimin ku njoftoi për dorëheqje?

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, Xhafer Gashi, dje ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e tij në LDK.

Gashi ka thënë se vendimi vjen pas mosvotimit nga LDK-ja të ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të cilin, sipas tij, ka pasur indinjatë të thellë te anëtarësia e degës në Obiliq.

Ai ka deklaruar se e ndan këtë qëndrim dhe se nuk mund t’i mbajë pozitat partiake kur qëndrimi i subjektit për këtë çështje bie ndesh me bindjet dhe përgjegjësinë që ndien ndaj qytetarëve që përfaqëson.

“Mosvotimi nga LDK-ja i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka shkaktuar indinjatë të thellë tek anëtarësia e Degës së LDK-së në Obiliq, përfshirë grupin tonë të asambleistëve. Këtë dhimbje dhe indinjatë e ndaj edhe unë”, ka shkruar Gashi.

Në njoftimin e tij, ai ka përmendur edhe të kaluarën e tij në veprimtarinë për lirinë e Kosovës dhe angazhimin gjatë luftës, duke theksuar se përgjegjësia ndaj vendit dhe sakrifica e atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës kanë ndikuar në vendimin e tij.

Gashi ka thënë se mbrojtja e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi, sipas tij, tejkalojnë kufijtë partiakë.

Ai ka theksuar se drejtësia duhet të përcaktojë përgjegjësinë individuale mbi bazën e provave dhe në një proces të paanshëm, ndërsa ka shprehur qëndrimin e tij se ndaj procesit në Dhomat e Specializuara janë ngritur dyshime për natyrën e tij politike.

“Prandaj, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mia në Lidhjen Demokratike të Kosovës: anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq”, ka njoftuar ai.

Gashi ka falënderuar familjen, anëtarësinë e Degës së LDK-së në Obiliq, asambleistët, bashkëpunëtorët dhe qytetarët për mbështetjen ndër vite.

Në fund, ai ka thënë se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit dhe të qëndrojë pranë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjeve që, sipas tij, mbajnë peshën e sakrificës për liri.

“Pozitat mund t’i lëmë. Përgjegjësinë ndaj atdheut e mbajmë gjithë jetën”, ka përfunduar Gashi.

gashidorëheqjeldk-së

Të ngjashme

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK

18:56
Edhe një dorëheqje tjetër e LDK-së, pas qëndrimit për Specialen

Edhe një dorëheqje tjetër e LDK-së, pas qëndrimit për Specialen

18:52
Mosvotimi për Gjykatën Speciale, vjen edhe një dorëheqje nga LDK-ja

Mosvotimi për Gjykatën Speciale, vjen edhe një dorëheqje nga LDK-ja

09:20
Një tjetër anëtar i LDK-së del kundër partisë

Një tjetër anëtar i LDK-së del kundër partisë

22:22

Më shumë nga Lajme

  • 11:38Demaku pas mbledhjes së PDK-së: Sot qëllimi është votimi i Ligjit për Specialen
  • 11:37PDK-ja përfundon mbledhjen e Kryesisë, Blerta Deliu-Kodra: Nuk ka lëvizje në qëndrime, ligji duhet të votohet
  • 11:28Aleanca thirrje Vetëvendosjes: Ejani ta votojmë ligjin
  • 11:21Invalidi i UÇK-së përfundoi me tetë qepje në kokë në emergjencë
  • 11:07Komandanti i FSK-së priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan situatën e sigurisë