Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Clark: Ishim me fat që kishim Rugovën që priste, Thaçi ka ndjekur kauzë tjetër

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 11:53
Clark: Ishim me fat që kishim Rugovën që priste, Thaçi ka ndjekur kauzë tjetër

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark po vazhdon edhe më tej me dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai është pyetur për komandantin e KFOR-it, Klaus Reindhardt që shërbeu në këtë mision nga tetori i vitit 1999 deri në prill të vitit 2000 dhe një shënim të tij ku përmendej edhe Clarku.

“Ishte personi që zëvendësoi Michael Jackson në KFOR”, u përgjigj Clark në pyetjen se a e dinte se kush ishte Reindhardt.

“Ai ka mbajtur shënime që kemi përkthyer 10 mars i vitit 2000 ku përmendeni edhe ju”, vazhdoi më tej prokuroria.

Mes tjerash, prokuroria tha se në shënim flitej për Hashim Thaçin dhe Luginën e Preshevës.

“Ne e dënojmë përdorimin e dhunës në këtë zonë”, citoi prokurori të ketë thënë Thaçi në një konferencë për shtyp.

“Thaçi ka një pikëpamje të ndryshme, ai akuzon palën serbe se ka rifilluar gjenocidin dhe dëbimin e personave. Ju kujtohet kjo ngjarje që ka përshkruar gjenerali Reindhardt?, u pyet më tej ish-gjenerali amerikan.

“Nuk kam qenë personalisht atje, por e di se ishte një situatë po bëhej një kalim i UÇK-së nga një organizatë ushtarake, rezistence, ai ishte një person që po përpiqej të siguronte të ardhme politike për veten e tij dhe të Kosovës”.

“Ne ishim me fat që kishim Ibrahim Rugovën që priste, dhe ishte një lëvizje politike që ishte e shtrirë në gjithë Kosovën kur kemi hyrë ne”.

“Thaçi ka pasur pikëpamje tjetër, dhe ka ndjekur një kauzë tjetër, por unë kam lexuar që ka pasur dhunë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kjo më kujtohet”, shtoi Clarku

Hashim Thaçiibrahim rugovaWesley Clark

Më shumë nga Lajme

  • 23:46PDK nesër mban aktivitet para objektit të Qeverisë
  • 23:19Caktohet seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit
  • 22:58Bajrami i reagon qeverisë për vendimet: Kur është puna me nda mjete për dosta e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr
  • 22:54Mbetjet në Zubin Potok shtojnë presionin mbi Beogradin për hapjen e arkivave
  • 22:54Nisin Ditët e Shën Nënë Terezës, Prishtina nderon shenjtoren shqiptare