Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, i cili fillimisht pritej të dëshmonte të martën, më 18 nëntor, është zhvendosur për të hënën, më 17 nëntor, duke filluar nga ora 12:00. Vendimi është marrë nga DHSK-ja, e cila ka konfirmuar se Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi.
Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, më 19 nëntor 2025. Pas përfundimit të paraqitjes së tij, gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.
Procesi i paraqitjes së provave nga Mbrojtja ka nisur më 15 shtator, me dëgjimin tre-ditor të ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin. Pas tij, para trupit gjykues doli Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.
