Çmimet e naftës shënuan një rritje të lehtë të dielën, teksa përplasjet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit hynë në ditën e katërt radhazi .
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa Irani vazhdon të këmbëngulë për kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.
Nafta Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 0.9%, duke arritur në 72.20 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane (WTI) u rrit me 1.3%, në 70.09 dollarë për fuçi.
Të premten, çmimet kishin rënë në nivelet më të ulëta që nga fillimi i konfliktit, me Brent që mbylli tregtimin rreth 72 dollarëve dhe WTI rreth 69 dollarëve për fuçi.
Gjatë javës së kaluar, çmimet e naftës ranë për shkak të shpresave se armëpushimi 60-ditor do të rikthente qarkullimin normal të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, rrugë nga e cila kalon rreth 20 për qind e furnizimit botëror me naftë, shkruan CNN.
Pas marrëveshjes së 17 qershorit, trafiku i cisternave u rrit, ndërsa SHBA-ja dhe Irani deklaruan se ngushtica do të rihapej pa tarifa.
Megjithatë, kjo tendencë u ngadalësua pasi Irani goditi një anije në ngushticë të enjten. Si pasojë, edhe Kombet e Bashkuara pezulluan planet për evakuimin e detarëve dhe anijeve të bllokuara në zonë.
