Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,3 për qind në gushtin e këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të 2025-s, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila bëri të ditur se inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2026, ishte 1,3 për qind.
Rritja më e lartë vjetore u regjistrua në transport, me 21,1 për qind.
Çmimet e strehimit, ujit, energjisë dhe lëndëve djegëse u rritën për 11,8 për qind, gjithnjë sipas ASK-së, që të enjten publikoi të dhënat e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.
Kjo agjenci doli me konfirmimin se në restorante dhe shërbime akomodimi, çmimet u rritën për 5,4 për qind.
Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan për 2,6 për qind.

