Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimin e reformave

GD
Gazeta Demos17 dhjetor 2025 në 21:32
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimin e reformave

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës mund të jenë një moment kyç për konsolidimin e reformave.

Këto komente, Costa i bëri pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

“Sa i përket Kosovës, ne përshëndesim hapat e ndërmarrë për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të jenë një moment kyç për konsolidimin e reformave dhe për një angazhim konstruktiv në rrugën e anëtarësimit evropian”, u shpreh Costa, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se takimi i sotëm paraqet rastin më të rëndësishëm të vitit për të rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve mes BE-së dhe BP-së.

Kreu i KiE-së tha se samiti i sotëm ka dhënë një mesazh të qartë: “ne e mbështesim fuqishëm të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Ndër të tjera, Costa theksoi se “zgjerimi mbetet në qendër të objektivave tona të përbashkëta”.

Ai tha se kjo është zgjedhja e duhur për tri arsye:

“Së pari, nga perspektiva gjeopolitike. Një Bashkim Evropian i zgjeruar do të thotë një Evropë më e sigurt, më e fortë dhe më paqësore”.

“Së dyti, sepse zgjerimi forcon prosperitetin tonë të përbashkët. Çdo zgjerim i mëparshëm e ka dëshmuar këtë”.

“Dhe së treti, sepse Bashkimi Evropian mbetet një projekt tërheqës dhe i besueshëm – dhe ne duhet të përmbushim pritshmëritë që ai krijon”.

Shefi i Këshillit të Evropës tha se zgjerimi po ecën tani më shpejt se në 15 vitet e fundit dhe shtoi se duhet të shfrytëzohet kjo mundësi.

“Zgjerimi është një proces i bazuar në meritë, jo një garë apo konkurrencë mes kandidatëve. Ata që ecin më shpejt nuk duhet të pengohen nga të tjerët. Përkundrazi, ata duhet të vendosin ritmin dhe të shërbejnë si frymëzim për të gjithë”, deklaroi Costa pas përfundimit të samitit.

Këtë vit, ai tha se përparim të mirë ka arritur Mali i Zi dhe Shqipëria.

“Shqipëria ka arritur të hapë të gjithë kapitujt negociues në një kohë shumë të shkurtër, me të fundit të hapur në nëntor. Viti i ardhshëm do të jetë momenti i së vërtetës për përshpejtimin e reformave”, theksoi Costa.

Ai tha se vetëm duke e kapërcyer të kaluarën, Ballkani Perëndimor mund ta marrë plotësisht rolin e tij si anëtar i ardhshëm i BE-së dhe të kontribuojë në një Evropë të qëndrueshme, të begatë dhe të bashkuar.

“BE-ja është – dhe do të mbetet – partneri më i besueshëm i Ballkanit Perëndimor. Ata janë pjesë e familjes evropiane dhe Bashkimi Evropian është vendi i tyre”, potencoi Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa

KiE

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Abrashi i VV’së për nismën e PDK’së: S’e kam paramenduar që do të vinte koha t’i përmendi miqtë ndërkombëtar
  • 17:28Vdes ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt
  • 17:22Kur pritet aktgjykimi ndaj Thaçit? Dhomat e Specializuara sqarojnë se më 14 shtator nisi afati 90-ditor
  • 17:12Para qëndrimit në Kosovë, Ursula von der Leyen nis vizitën në Tiranë
  • 17:10Pas vendimit të Gjykatës, Peci prish koalicionin me AKR-në në Mitrovicë