Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 16:09
Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja

Dakordimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president pritet t’i hapë rrugë procesit të formimit të institucioneve të reja.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë për KosovaPress se hapi i parë duhet të jetë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funksionalizohet legjislatura e njëmbëdhjetë.

Sipas tij, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, duhet ta thërrasë pa vonesa vazhdimin e saj, ndërsa pas konstituimit të Kuvendit duhet të procedohet me formimin e Qeverisë.

Jakaj thekson se, nga aspekti kushtetues, për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë edhe një kandidat tjetër për president që të thirret seanca e jashtëzakonshme.

“Seanca konstituive i vazhdon punimet kurdo qoftë që dakordohen partitë politike. Konstituohet Kuvendi dhe mund të zgjidhet qeveria e para ose (presidenti), këtu nuk ka ndonjë problem. Afatet kushtetuese për me zgjedhë qeverinë janë pesëmbëdhjetë ditë pasi të merret kandidati, ndërkohë për presidentin duhet të ketë dy kandidat dhe të thirret seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit dhe të kryhet ky proces”, deklaroi ai.

Sa i përket kandidaturës së Bekim Sejdiut, Jakaj shprehet i rezervuar për të vlerësuar paraprakisht nëse ai do të jetë figurë unifikuese. Ai thotë se kjo do të mund të shihet vetëm gjatë ushtrimit të mandatit.

Sipas tij, rëndësi do të ketë mënyra se si Sejdiu do t’i ushtrojë kompetencat kushtetuese të presidentit, të cilat, siç thotë Jakaj, duhet të monitorohen në vazhdimësi. Në veçanti, ai përmend kompetencën e presidentit për kthimin e ligjeve në Kuvend, në rastet kur vlerësohet se ato mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Përtej përvojës dhe biografisë së tij, ne nuk mund të komentojmë këtë, pasi nuk e dimë sa mund të jetë unifikues, pasi është një person që ka dalë nga një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së. Mund të ndodhë që ai ta ushtrojë këtë detyrë me përpikëri dhe përputhje me Kushtetutën dhe të shohim si do të veprojë në kohën kur ta marrë mandatin. Mbi tridhjetë kompetencat që i ka duhet t’i monitorojmë në mënyrë të përditshme, se si i manifeston. Njëra ndër kompetencat është kthimi i ligjit; të shohim nëse Kuvendi miraton ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën”, shton Jakaj.

Por, krahas kandidaturës, mbetet e hapur çështja e sigurimit të votave për ta zgjedhur presidentin. Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para, presidenti duhet të zgjidhet me tetëdhjetë vota, ndërkaq në raundin e tretë i pari i vendit mund të zgjidhet me 61 vota, por në votim duhet të marrin pjesë tetëdhjetë deputetë.

Jakaj thotë se fillimisht duhet të shihet nëse të gjithë deputetët e LDK-së do ta mbështesin marrëveshjen me LVV-në dhe kandidatin për president.

Në këtë situatë, sipas Jakajt, mbetet për t’u parë nëse kryetari i LVV-së, Albin Kurti, do të kërkojë nga LDK-ja garanci për mbështetjen e kandidatit, përfshirë edhe një zotim me shkrim.

A janë numrat për zgjedhjen e Bekim Sejdiut si president?

“Duhet me pa sa janë këta numra të saktë. E dimë që në LDK ka deputetë që nuk kanë dashur të përfshihen me Lëvizjen Vetëvendosje. Tash të shohim nëse këta do të jenë pjesë e vendimit të kryesisë së LDK-së, nëse do ta mbështesin një kandidat të tillë apo jo. Të shohim a do të kërkojë zoti Kurti nga LDK ndonjë zotim me shkrim se janë të gjitha nënshkrimet dhe të gjitha votat për këtë kandidat. Po ashtu, të presim se a do të kërkojë Kurti vota edhe nga partitë e tjera, në mënyrë që të mos jetë në limitin e tetëdhjetë deputetëve të Kosovës. Ai ka kërkuar më herët që të jenë 85 deputetë dhe të shohim se a do të ketë këto vota”, theksoi Jakaj.

Më 31 gusht, LVV dhe LDK u dakorduan për emrin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të.

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike për të kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.

duhetdakordimipresidentin

Të ngjashme

Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

16:02
LPK përshëndet arritjen e kompromisit për Presidentin e Republikës së Kosovës: Ngërçi politik i deritanishëm ishte tejet iracional

LPK përshëndet arritjen e kompromisit për Presidentin e Republikës së Kosovës: Ngërçi politik i deritanishëm ishte tejet iracional

15:28
Hoti: Nuk e përkrah këtë kandidaturë për President, ai duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake

Hoti: Nuk e përkrah këtë kandidaturë për President, ai duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake

15:05
Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

Maqedonci takohet me presidentin Erdogan në Turqi

10:19

Më shumë nga Lajme

  • 18:35Gjini takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë
  • 18:35Berisha fton qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen “Marshit për Liri”
  • 17:54Ujdia Kurti-Abdixhiku, Tërmkolli: Nuk ka pasë një poshtërim e shkatërrim më të madh të LDK-së dhe të Kosovës sa në këto pesë-gjashtë vite!
  • 17:53Tre persona lëndohen nga një aksident në Fier, vozitësi në gjendje të rëndë
  • 17:51Jakaj: Vazhdimi i seancës konstituive mund të thirret kurdo, s’ka problem a zgjidhet fillimisht Qeveria a Presidenti