Në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt po dëshmon eksperti mjeko-ligjor Naim Uka.
Ai ka thënë se nga ekzaminimet e bëra, Ademaj ka pasur matomë(mavijosje) në dorën e majtë.
“Matoma në dorën e majtë të së ndjerës Liridona ka ndodhur para vdekjes”, tha Uka.
“Përjashtohet çdo mundësi e shkaktimit të kësaj plage pas vdekjes së saj”, tha tutje eksperti mjeko-ligjor.
“Plagët pas vdekjes quhet postmartum kurse dëmtimi trupor i konstatuar edhe në raportin e autopsisë i takon dëmtimeve premartum që dmth këto dëmtime janë gjatë momentit të vrasjes apo para momentit të vrasjes”, tha Uka.