Ambasada e Kosovës në Washington ka marrë vlerësim nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aktivitetet që ka zhvilluar për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Washington thuhet:
Kemi kënaqësinë dhe e çmojmë vlerësimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit për disa nga aktivitetet e Ambasadës sonë për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara te Amerikës!
Jemi të nderuar ta shënojmë këtë moment historik së bashku me miqtë tanë amerikanë, dhe të kremtojmë miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta që i lidhin kaq ngushtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara.