Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Daut Haradinaj: Albin Kurti e ka fobi Shqipërinë

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 14:18
Daut Haradinaj: Albin Kurti e ka fobi Shqipërinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, foli për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për tensionet e vërejtura mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj në Euroneës Albania theksoi se përplasjet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë të reja dhe se “shkëndijat” mes tyre janë dukur prej kohësh.

Sipas tij, Kurti ka gabuar në mënyrën si e ka trajtuar çështjen e UÇK-së.

“E para është se Kurti ka katër vite që nuk e ka frekuentuar Shqipërinë. E ka pak fobi Shqipërinë, pavarësisht sloganit të tij ‘bashkim kombëtar’. Vitin e kaluar ka shkuar në Greqi 27 herë, ndërsa Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjëherë gjatë atij viti. S’erdhi me pi një kafe në Durrës”, tha Haradinaj.

Kur u pyet nga gazetarja se si ua shpjegon fëmijëve të tij Luftën e Kosovës, Haradinaj tha se përpiqet të mos i ngarkojë me të kaluarën.

“Mundohem sa më pak t’i ushqej me të kaluarën, sepse detyrimisht i ushqej me urrejtje ndaj një pale tjetër. Por nuk mund t’i iki të vërtetës, pasi kam anëtarë të familjes që kanë rënë dëshmorë gjatë luftës. Që të kaloj tek familja ime, duhet të kaloj tek 100 dëshmorë që i kam tek oborri i shtëpisë. Gjendja reale në Kosovë flet vetë, nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Nuk ka familje që nuk e ka përjetuar dhunën në një formë apo në një tjetër – jo domosdoshmërish me gjak. Nuk ka familje shqiptare që nuk ka strehuar një familje nga Kosova. Është një emocion që njerëzit duhet ta përjetojnë vetë, jo për t’u marrë shumë me të kaluarën, sepse tani jemi në një epokë të re. Qëllimi ynë është diçka tjetër. Sa më shumë merremi me të ardhmen, aq më shumë e rrisim vlerën e së kaluarës”, u shpreh Haradinaj.

Albin KurtiDaut Haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Nexhmedin Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president
  • 15:32Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit
  • 15:30Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat e ADN-së
  • 15:30Rreth 14,000 të vdekur për shkak të nxehtësisë në Gjermani
  • 15:27E dhimbshme, punëtori që humbi jetën në KEK është një i ri nga Mitrovica, publikohet fotografia