Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Daut Haradinaj për partitë opozitare: Për 6 vjet nuk ishim në gjendje të organizojmë një protestë të vetme

GD
Gazeta Demos26 korrik 2026 në 22:49
Daut Haradinaj për partitë opozitare: Për 6 vjet nuk ishim në gjendje të organizojmë një protestë të vetme

Daut Haradinaj nga Aleanca ka thënë se opozita është pjesë drejtpërdrejte përgjegjëse e situatës aktuale në vend.

E gjitha kjo, sipas Haradinajt është për shkak të mos bashkëpunimit të sinqertë mes liderëve opozitarë.

Tutje Haradinaj thotë se opozita nuk arriti t’a sfidojë këtë qeveri me faktin se për gjashtë vjet nuk arriti të organizoj një protestë, kur ka pasur mundësi dhe arsye.

“Opozita në përgjithësi ka qenë e lënduar. Perceptimi publik ndaj opozitës nuk ka qenë më i miri. Pastaj mungesa e lidershipit në PDK, të jemi të sinqertë, me gjithë respektin për Bedri Hamzën, Memli Krasniqin që unë i çmoj pa asnjë diskutim – e kanë kry detyrën qysh iu ka hije, por nuk janë as Hashim as Kadri. Edhe LDK ka pasë trauma të shpeshta. Ndërrimi i lidershipit, strukturave, humbja në disa komuna serioze – u pa që kjo parti është e traumatizuar. Edhe sot e kësaj dite, ka problem me nxjerr identitetin e lidershipit. Dhe, si Aleancë numrat nuk i kemi pasë stabil, numra të limitum. Pastaj, prishja e koalicionit mes garuesve të Aleancës, në këtë rast, Limaj-Haradinaj”, ka thënë Haradinaj për Periskopin.

“Mendoj që opozita është pjesë drejtpërdrejte përgjegjëse e kësaj situate. Nuk kemi arritë me pase bashkëpunim. Nuk kemi arritë me pasë ofertë para qytetarëve të unifikuar. Nuk kemi demonstru bashkëpunim të sinqertë, as në Kuvend as në rrugë dhe as me qytetarë. Ne gjithë jemi anku nëpër studio, kriza, rryma shtrenjtë, inflacioni, e të tjera, por ne nuk kemi qenë në gjendje me bë një protestë në sheshin Nënë Tereza për 6 vjet”.

“Mundësi dhe arsye kemi pasë. Nëse e ktheni pak kujtesën për 6 vjet një protestë të vetme nuk e kemi në këtë aspekt. Ka ardhë Kosova në situatë kur Njësitë Speciale të maskuar me protestu para objektit të Qeverisë – ndërsa qytetarë opozitarë kanë hesht. Kjo është send që duhet me kritiku veten pak. Tash, kjo legjislaturë që po vjen, shpresoj që kanë me i hap sytë e me qenë më kritik. Protesta është mjet demokratik. Nuk do të thotë që ka me të dëgju Qeveria, por duhet me ngritë zërin. Duhet me i ndalë këto grupe mafioze që e shkatërrun popullin në aspektin e shitblerjes së rrymës. Kemi arritë në shifra miliardëshe tu ble rrymë në Serbi”, deklaroi ndër të tjera, z. Haradinaj.

Daut Haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 17:02Çitaku: Edhe nesër do të jemi në Kuvend, sërish do bëjmë kërkesë për seancë – PDK do të jetë aktive
  • 16:45Miftaraj kërkon reagimin e prokurorisë pas thirrjes të mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt: S'ka nevojë me u tut
  • 16:43Çitaku: Mandatin na e kanë dhënë qytetarët, jo Albin Kurti
  • 16:42Selimi: Vuçiq e ka ditur për planin e KFOR’it për tërheqjen nga ura e Ibrit, ka qenë vetë i përfshirë në bisedime
  • 16:40Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare