Gjergj Dedaj, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin, duke thënë se ai po tenton të rishkruajë historinë e Kosovës dhe të krijojë një “Republikë të Tretë” që nuk ka lidhje me vlerat e shtetndërtimit të Kosovës.
Dedaj tha se Kurti, duke mos qenë pjesë e proceseve historike si Konferenca e Rambujesë, Planin e Ahtisarit dhe shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, po e vuan shpirtrisht mungesën e pjesëmarrjes në ato momente të rëndësishme.
“Albin Kurti, ish-kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, duke qenë i ngarkuar nga ndjenja e të mos qenurit pjesë e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë periudhën e para luftës, luftën heroike të UÇK, Konferencën e Rambujesë, planin e Ahtisarit dhe atë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga presidenti Thaçi më 17 shkurt 2008, vuan shpirtërisht dhe moralisht se nuk ka qenë pjesëmarrës në proceset historike dhe as në pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës”.
Ai e akuzoi Kurtin për politikat e tij populiste dhe staliniste, që po e çojnë vendin në një drejtim të pasigurt dhe anti-perëndimor.
“Nuk është rastësi që me ardhjen e tij në pushtet, në vitin 2020, me politikat e tij fataliste, populiste dhe staliniste, po tenton ta rishkruajë historinë e cila tashmë është shkruar në mungesë të tij, dhe ka ndodhur para ardhjes së tij të dhunshme në pushtet”, shtoi Dedaj për Blic.
