Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dedaj: Largimi i Kurtit nga pushteti, hap historik për rikthimin e bashkëpunimit me SHBA

GD
Gazeta Demos17 qershor 2025 në 19:50
Dedaj: Largimi i Kurtit nga pushteti, hap historik për rikthimin e bashkëpunimit me SHBA

Ish ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka folur rreth deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, ku tha se do t’i kthehet përsëri çështjes Kosovë-Serbi.

Dedaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Kurti, Osmani dhe Gërvlla gjatë këtij mandati kanë dëmtuar dhe rrezikuar alenacën me ShBA, ku shton se kanë rrezikuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

“SHBA ishin dhe do mbeten partneri dhe aleati më besnik dhe më i përkushtuar i shtetit të Kosovës, para , gjatē dhe pasluftës në Kosovë. Fatkeqësisht regjimi populist Kurti, Osmani dhe Gërvalla, gjatë ketij mandati e dëmtuan dhe e rrezikuan aleancen me SHBA, kështu e rrezikuan paqën, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, me politika diletante, të papërgjegjëshme dhe cinike.Regjimi në ikje disa herë e ka provokuar sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicë, pa u koordinuar me KFOR-in dhe SHBA e BE, gjë e cila ka mundur për të sjellur eskalim ndëretnik, sepse Serbia është gjithnjë e interesuar dhe aktive për të rrezikuar paqën dhe vetë Republikën e Kosovës”, tha ai.

Tutje ai thekson se Kosova nuk mund të ketë stabilitet, progres dhe integrim euroatlantik pa ShBA dhe BE.

“Prandaj regjimi Kurti ka bërë gabime kryeneqe nê hapa dhe pa konsultime paraprake me Uashingtonin dhe Brukselin, për efekte politike dhe elektorale, duke mos menduar se Kosova është shumë më e rëndësishme se cilido institucion,subjekt politik, klan apo individ i Kosovës! Treshi përgjegjës për politikë të jashtme,Kurti,Osmani dhe Gërvalla,si miop politik, janë sjellur me papërgjegjësi ndaj partnerëve të Kosovës, me politikat e tyre infantile, anarkiste dhe primitive ballkanike.Kosova nuk mund të ketë stabilitet, progres dhe integrim Euroatlantik pa SHBA dhe BE. Përndryshe duhet të jeni të çmendur dhe me probleme psiqike, nese dikush mendon se Kosova mund të ekzistoj pa partner dhe pa miq”, theksoi ai.

Dedaj tutje shton se largimi i Albin Kurtit nga pushteti, do të jetë një hap historik për rikooperimin dhe rivendsojen e bashkëpunimit me ShBA dhe Administratën e presidentit Trump.

“Lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, sikur edhe lufta në Kosovë tregojnë rëndësinë vendimtare të miqëve dhe aletatëve në raste konfliktesh dhe lufte. Shkelqësia e Tij, presidenti i SHBA Donald Trump, s’do mend se do të angazhohet për të përmbyllur çështjen e problemeve aktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë,si dy vende fqinje. Mendoj se largimi i Albin Kurtit nga pushteti, është një hap historik për rikooperimin dhe rivendosjen e bashkepunimit me SHBA dhe Administraten e presidentit Trump, e cila do ti hapë rrugë stabilitetit në rajon, progresit, daljes nga izolimi dhe sanksionet si dhe perspektives Europiane dhe integrimit Euroatlantik të Kosovës”, përfundoi ai për GazetaBlic.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 09:06Presioni i protestave studentore, Vuçiq: Ja kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi
  • 09:01Çitaku: Hashim Thaçi fatin e tij e ka shkruar vetë, betejën me Specialen e pranuar duke e ditur se do të jetë caku i parë
  • 08:56Rrëzohet aeroplani pranë bazës ushtarake në Alaskë, humbin jetën tetë persona
  • 08:46Tahiri: Po ngrisim vetëdijen për shkeljet kushtetuese
  • 08:43Erdogan: Turqia do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit në nevojë, veçanërisht në Gaza