Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë ka deklaruar sot se është kundër përfshirjes së Nismës Socialdemokrate dhe liderit të saj, Fatmir Limaj, në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas njoftimit të degës, ky qëndrim vjen pas takimit të fundit në Malishevë dhe pas konsultimeve me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Përfaqësuesit lokalë theksojnë se propozimet nga degët tashmë kanë përfunduar dhe se ata vazhdojnë të mbeten kundër një vendimi të tillë.
