Koordinatorja e Komiteteve në VV, Dejona Mihali, i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ku i njëjti paralajmëroi edhe padi për shpifje ndaj saj.
Ajo ka vazhduar akuzat ndaj Ramës për korrupsion.
“Kaq di ti edhe si sekser dikur edhe sot aty ku të mban krimi i organizuar”, ka shkruar Mihali.
Mihali ka thënë se nuk është ajo që i merr vendimet, por se “vendimet në këtë vend i merr populli i Kosovës dhe vetëm ai”.
Postimi i plotë:
Përpamiu qenkërka organizuar pak sonte. E paska shkruar një fletërrufe.
Me gjithë përpjekjen që me bë si dashnor i patriotizmit, e tradhëton gjuha. O trim, të punon truri sllavisht. Mihajli a mihaili e kanë sllavët. Shqiptarët e krishterë e kanë thjesht dhe qartë, Mihali. Po të kishe lexuar qoftë dhe pak Rilindjen do ta dije kaq pakogjë.
Ngaqë nuk merr asnjë vendim vet, veç rolin e kllounit e luan çdo ditë, mendon që edhe dikund tjetër ndodh ashtu.
Ti o dashnor i demokracisë, unë nuk marrë vendime, e as përgjigjem në emër të tjetërkujt. Vendimet në këtë vend i merr populli i Kosovës dhe vetëm ai.
Këto kohë madje çdo vit, e së fundi, edhe çdo 6 muaj.
Kjo teza që të nxjerrin bosat e tu me thënë se po sulmohen familjet e dëshmorëve, vlerat e luftës apo kushdo që kritikon, është tezë e atyre që kanë në mendje plaçkitjen e Kosovës. Ku ti je bërë pjesë dhe nuk shkëputesh dot.
