Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka vlerësuar angazhimin e Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera në rastin e krimeve të luftës në lagjen e Jasharëve në Prekaz.
Në komunikatën për media, thuhet se institucionet kanë qenë të angazhuara në të gjitha fazat e procedurës penale, nga hetimi deri te ngritja e aktakuzës ndaj 35 personave për krime lufte.
“Ky është njëri nga rastet më të ndjeshme dhe më të rënda të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe vënia para përgjegjësisë e urdhërdhënësve dhe autorëve të këtyre krimeve ka qenë dhe mbetet mision i institucionit të Prokurorit të Shtetit për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë”, thuhet në komunikatën për media.



