Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu: E çuditshme ftesa në orën 20:00 e çuditshme, si po e di kryesuesi që ambientet janë të sigurta – kontrolli po vazhdon

GD
Gazeta Demos5 korrik 2025 në 14:35
Deliu: E çuditshme ftesa në orën 20:00 e çuditshme, si po e di kryesuesi që ambientet janë të sigurta – kontrolli po vazhdon

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, tha se me kërkesë të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, vazhdimi i seancës konstituive sot është shtyrë për në ora 20:00 pas kërcënimit me bombë.

Për këtë ftesë për seancë ka ngritur pyetje deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila tha se është “e çuditshme” si po e di kryesuesi i seancës se ambientet janë të sigurta derisa policia po vazhdon kontrollin dhe nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare nëse Kuvendi është i sigurt për të vazhduar punimet.

“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull. Si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë? P.S. Edhe në këto momente, ndërsa po e bëj këtë postim, Policia ende po i kontrollon hapësirat e Kuvendit”, ka shkruar Deliu.

Seanca ishte planifikuar të mbahet sot në ora 11:00, por pas alarmit për bombë që u ngrit, policia dha urdhër për evakuim.

Më shumë nga Lajme

  • 18:34Mustafa: Familjet e varfra i shpenzojnë pothuajse të gjitha të ardhurat për ushqim
  • 18:24Konjufca përfaqëson Kosovën sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
  • 18:21Prokuroria Speciale lehtëson procedurën e regjistrimit të lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare
  • 18:04Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten
  • 17:44Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen