Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu për Presidentin: S’po shoh përpjekje serioze të Kurtit, vendi po rrëshqet në zgjedhje të reja

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 19:15
Deliu për Presidentin: S’po shoh përpjekje serioze të Kurtit, vendi po rrëshqet në zgjedhje të reja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar mungesën e përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit të vendit.Ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka theksuar se nuk vërehet angazhim serioz nga kryeministri Albin Kurti për të çuar përpara procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Për ta zgjedhur Presidentin, nuk po shoh asnjë përpjekje serioze të kryeministrit Kurti që të bëj diçka në këtë drejtim dhe që vendit t’i jap institucione të reja, ndonëse deklaratat kanë qenë publike, është një amulli totale në kuptimin e qëndrimeve dhe veprimeve të Qeverisë Kurti dhe të Kurtit personalisht”, tha ajo.Deliu tha se duhet që nuk ka shqetësim në lidhje me këtë çështje dhe se vendi po rrëshqet në zgjedhje të reja.

“Po duket që nuk ka shqetësim dhe nga kjo që po shihet dhe nga zhvillimet e fundit, po duket që vendi po rrëshqet në zgjedhje të reja, për shkak të kokëfortësisë të z.Kurtit për t’u ulur dhe për të siguruar një marrëveshje politike”, tha ajo.Deputetja e PDK-së gjithashtu u shpreh se sipas saj, Albin Kurti nuk po do ta qeverisë vendin.

“Ne kemi pasur takime në të kaluarën dhe Partia Demokratike e Kosovës ka bërë përpjekje serioze për të siguruar një marrëveshje, ne nuk kemi dashur të provokojmë zgjedhje të reja. Për ne është shumë e habitshme që Albin Kurti e ka marrë gjithë atë mbështetje të qytetarëve të Kosovës, mbi 51 për qind dhe ajo që po e shohim për ditë dhe po bindemi për ditë është që ai nuk po do të qeverisë”, tha Deliu.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 22:45Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin
  • 22:18Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi
  • 22:06Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare