Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënimi i Sllavisha Filiq për zhdukjen e Hafir Shalës, djali i doktorit: E kemi mirëpritur vendimin, s’ka kursyer asgjë nga vetja

GD
Gazeta Demos17 korrik 2025 në 17:58
Dënimi i Sllavisha Filiq për zhdukjen e Hafir Shalës, djali i doktorit: E kemi mirëpritur vendimin, s’ka kursyer asgjë nga vetja

Sot, gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallë fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha Filiq. Ky gjykim është zhvilluar në mungesë. Filiq ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë, e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë mjekun Hafir Shala, ku iu ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.

Rreth këtij rasti, i ftuar në Frontal në T7, ka qenë Gentrit Shala, djali i Hafir Shalës.

Ai ka thënë se familja e mjekut Shala e ka mirëpritur vendimin e gjykatës, dhe se familja e ka ditë nga fillimi se askush nuk mundet me nxjerrë të vërtetën se institucionet për të cilat ka kontribuar mjeku Shala.

‘‘Familja ka pritur tash e 27 vite të hidhet dritë mbi rastin e babit. Rasti i babit është trajtuar nga UNMIK dhe EULEX të cilët kanë ngecur, duke mos arrite të hedhin dritë. Askush nuk mundet me mirë me nxjerrë të vërtetën se sa vetë institucionet për të cilat babi ka kontribuar. Aktgjykimin e sotëm familja e ka mirëprit. Është dënuar me një dënim kapital. Tani familja është duke pritur që procesi të vazhdojë tutje, sepse janë edhe dy persona tjerë të dyshuar jemi në prije të identifikimit. Ende nuk janë identifikuar’’, ka thënë ai.

Tutje, Gentriti ka bërë të ditur edhe se babai i tij, ka qenë një nga organizatorët e aksionit të parë të UÇK-së në Drenas.

‘‘Në bazë të informatave që kemi ai jeton në Serbi. Momenti kur është arrestuar babi unë kam qenë tri vite e gjysmë. Një njeri që s’ka kursyer asgjë nga vetja. Si i ri kishte themeluar një grup së bashku me Fehmi Lladrovcin. Pas ndaljes nga burgu babi se ka ndalur veprimtarinë e tij. Babi ka qenë njëri prej bashkë organizatorëve të aksionit të parë të UÇK-së në Drenas. Babi ka qenë edhe aktivist i KMDLNJ-së’’, ka thënë ai mes tjerash.

denim

Më shumë nga Lajme

  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot
  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
  • 08:56Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë
  • 08:51Behrami-Kurtit: Nuk ke kah ik vogëlush, fundin tënd politik do ta kesh në burg