Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënimi me burg dhe dhe ndalesa e aktiviteteve politik, Dodik paralajmëron hakmarrje

GD
Gazeta Demos4 gusht 2025 në 10:08
Dënimi me burg dhe dhe ndalesa e aktiviteteve politik, Dodik paralajmëron hakmarrje

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb në Bosnje-Hercegovinë do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar që e dënon atë me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh për ushtrim të aktivitetit politik.

“Populli i Republikës Sërpska duhet të ruajë qetësinë dhe të mobilizohet me institucionet tona. Askush nuk mund të përmbysë vullnetin e qytetarëve. Republika Sërpska e ka forcën për të luftuar mbrapsht përmes hapave politikë, pasi nëse nuk vepron ashtu, kërcënohet nga rreziqe më të mëdha”, ka shkruar Dodik në një postim në X më 3 gusht.

Dodik nuk e ka specifikuar se çfarë veprimesh politike do të ndërmerren.

Më 1 gusht, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka dënuar Dodikun me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh në ushtrim të aktivitetit politik për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Dodik është shpallur fajtor për nënshkrim të një dekreti që shpallte ligje të cilat Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, i ka anuluar paraprakisht.

Përmes këtyre ligjeve, trupat legjislativë në Republikën Sërpska kanë tentuar të parandalojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës dhe Përfaqësuesit të Lartë në entitetin serb të Bosnjës.

Pas vendimit të 1 gushtit, Dodik ka thënë se nuk e pranon padinë penale për “mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë”, për çka është dënuar nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës.

Ai i ka bërë publike vendimet e reja të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, të cilat, sipas tij, përcaktojnë “plan konkret për rrugën përpara”, pa specifikuar se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

“Të gjitha vendimet tona do të jenë politike, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka diskualifikuar veten si trup ligjor”, ka thënë Dodik.

Ai ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Republikën Sërpska.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq ka thënë të premten në një konferencë për media se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

“Ne do të kërkojmë masë të përkohshme për pezullim të vendimit derisa të merret vendimi nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Bubiq, duke përmendur se këta janë hapa të nevojshëm nëpër të cilët duhet kaluar derisa lënda të arrijë te Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.”

Më shumë nga Lajme

  • 12:32Kurti dhe Hamza takohen sot në orën 16:00
  • 12:31Një aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar në 24 orët e fundit
  • 12:24“Jo në emrin tim” aksion para Minstrisë së Drejtësisë, thirrje Gërvallës: Voto Ligjin, koha e arsyetimeve ka mbaruar
  • 12:18Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin
  • 12:17“Liria Ka Emër” fton bashkatdhetarët në protestën e 10 tetorit në Bruksel